Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | JAM, ATJE.

JAM, ATJE.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faslli Canaj

 

JAM, ATJE.

 

Unë mendoj se jam...

Jam, 

Atje...

 

Shkulni një fije bari.

 

Më kërkoni

Në rrënjën e hollë të tij

Mpleksur me dheun e butë.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam

Them se jam, 

Ulur, atje, në prag, duke ju pritur.

 

Këputni një gjethe pylli.

 

Më kërkoni

Në të gjelbrën e ndezur

Përqafuar me velat e ajrit.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam, 

Them se jam,

Kalli  gruri, atje, duke ju pritur.

 

Dëgjoni këngën e një bulkthi.

 

Më kërkoni 

Pas zërit të tij tek bredh

Labirintheve nëntokës.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam, 

Them se jam, 

Qiri i ndezur, atje, duke ju pritur.

 

Rendni pas vetëtimave.

 

Më kërkoni

Flakës së flakës së tyre 

Teksa flakëron qiellin e shuar.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam,

Them se jam,

Eshkë e thatë 

Gati për ndezjen, atje, duke ju pritur.

 

Mblidhni një grusht ajër.

 

Më kërkoni

Në mollëzat e buta të tij

Përkëdhelëse erërash. 

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam,

Them se jam,

Një fjollë arome, atje, duke ju pritur.

 

Ndiqni një rrjedh rrjedhe.

 

Më kërkoni,

Në cërr-cërren e saj

Nota varur në krahët e një fluture.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam,

Them se jam,

Një petël buzëqeshjeje, atje, duke ju pritur.

 

Durimin kalitni përballë plasës së një shkëmbi.

 

Më kërkoni,

Në zemrën e saj

Fara pemësh mbjellë nga flutrime zogjsh.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam,

Them se jam

Një buzë shege e çarë, atje, duke ju pritur.

 

Qëndroni sy më sy me hënën.

 

Më kërkoni

Në valsimin e saj

Vrundulluar me dehje yjesh.

 

Shihni, mbase më gjeni.

 

Unë mendoj se jam,

Them se jam,

Në Rrugë  e Qumshtit, atje, duke ju pritur.

 

Më kërkoni..., ...., ...., .......,

 

Sihni..., më kërkoni..., më kërkoni...

Diku, diku jam duke ju pritur,

Në se askund dot nuk më gjeni

Rendni pas valëve a dallgëve të ujrave

Se, me siguri,  fytyrës të tyre, vello, vello hiri

Besoj se do më gjeni.

 

Në se në mos vello 

Them se ballit fjong lidhur do më gjeni.

 

Në mos as këtu,

Më kërkoni

Në pluhurin e harresës shuk letre vërvitur

Në se as këtu

Fërkoni pak pëllëmbët nga pritja plasaritur

Dhe

O, uroj, mendoj dhe besoj se si një pikë vaji,

Në pëllëmbët fërkuar, 

Jam duke ua zbutur plasaritjet.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 11/11/2018 00:08:39
avatar
Fasli Canar i nderuar Poet i nderuar;
Verte me Poezine tende ATJE-JE.
Atje ku shume pena synojne se jane,
Po jam larg,shume larg e s'te ngjaj..!
Faleminder,sot 83 vjecar,ty lexuar,
I thash'vetes;-te lexosh s'ke filluar.
Faleminderit si bashkemoshatar,
Te uroj ta kalosh-pleqeri te mbare.
E di qe per Ty,si POET, s'ka PLEQERI,
Mathimat e Tua lum kush,do i binjakezoj.

Toronto10-11-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1