Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ZAMBAKET ÇELIN ME NGJYRA TË VJEDHURA

ZAMBAKET ÇELIN ME NGJYRA TË VJEDHURA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nuri Plaku

ZAMBAKET ÇELIN ME NGJYRA TË VJEDHURA

KËMBANA

Mbrëmë, tek porta e qytetit 

Hingëlliti një kal i vdekur

Me zë të kobshëm.

 

Askush nuk e mori vesh nga erdhi

Por thonë se është shenjë e mirë origjine.

Kur hingëllinin kuajtë dikur, njerëzit vishnin këpucët e udhëve

Por tashmë udhët e kuajve janë bërë litar pluhuri

E  i mbajnë ngjacuar 

Në livadhin e përrallave.

 

Në mëngjes, kali u bë këmbanë kishe

Dhe ra fortë, e fortë

Si për ditë pashke.

 

Njerëzit mbanin këmbët e bënin kryq

Ka kohë që në qytet

Nuk jan dëgjuar kaq shumë këmbanat.

 

Më parë, kur qyteti ishte i vogël

Ato binin për çdo vdekje njeriu.

Ndërsa tashmë

Nuk i ndjekin dotë njerëzit që ikin.

 

Dhe vjen ti përcjellë

Një kal i vdekur...

 

 

 

ZAMBAKET ÇELIN ME NGJYRA TË VJEDHURA

Në qytetin tim

Zambakët çelin me ngjyra të vjedhura.

 

Kur veson nata

Zambakët vjellin mëkatin e ditës

Dhe të nesërmen bëhen ndryshe...

 

Të jesh ndryshe në këtë qytet do të thot të jesh i zi

Kur e zeza digjet bëhesh sërish ndryshe

Atëhere je i bardhë...

 

I zi, i bardhë

I bardhë, i zi

Kudo kutërbojnë aromat e ngjyrave të djegura...

 

Në qytetin tim

Zambakët çelin me ngjyra të vjedhura.

 

 

KATROR JETE

Tek cepi i urës është një kosh plehrash dhe dy lypsarë.

I pari zgjat dorën dhe lyp, i dyti zgjat dorën dhe qesh. Qesh duke ju drejtuar kalimtarëve një kore buke të tharë si mallëkim.

 

Të qeshësh me njerëzit në rrugë është fyerje e madhe por për lypsarin nuk ka asnjë rregull, asnjë ligj.

Ai është i tëri ironia e munguar e këtij qyteti

Që shkund kujtesën e tij të lodhur.

 

Unë bëhem hakmarrës

I hedh një monedhë dorës së zgjatur por dora e dytë vazhdon ritin e saj tallës

Për të edhe unë jam si gjithë të tjerët, anëtar njerëzimi që thjesht kalojë mbi urë

Më vjen ta rrëmbej atë lypsar e ta hedh në ujrat e lumit

Të hidhem edhe vetë pas tij, ta shpëtoj nga mbytja

Por brenda meje nuk ka ngelur asnjë gjurmë heroizmi, asnjë gjurmë sakrifice

Dhe mjaftohem vetëm me të qënit thjesht human qindarkash.

 

Befas lypsari mblidhet kruspull në prehërin e të atit.

Mbrapa meje, një qen rrugaç e kërcënon ti mari kafshatën e bukës. 

 

Unë shkrehem i tëri nga hakmarrja

Tashmë ishim bërë katër

Katror jete tek cepi i urës.


Comments (5 posted):

timo on 06/11/2018 19:11:24
avatar
Bukur Nuri Plaku. Metafore e shprehur me finese vargjesh. Urime
myslim maska on 06/11/2018 22:36:31
avatar
Eshte e trembshme, e frikshme hingellima e kalit tend te vdekur.
Ai, ndoshta jemi te gjithe ne, edhe une edhe ti, largqofte per ata qe do vijne...
Nje kale "KEMBANE", POR A DEGJOJNE TE GJITHE...
le t'i percjelli i bukuri kali yt i vdekur,shurdhet dhe memecet.
Nje poezi moderne,brilante, e ndjeshme. Faleminderit
M. MASKA, Athine.
on 07/11/2018 07:00:08
avatar
Faleminderit miqte e mi. Respekte.
Nuri Plaku on 07/11/2018 07:04:40
avatar
Faleminderit miqte e mi te nderuar. Respekte.
A. Hysi on 09/11/2018 07:34:33
avatar
Urime autorit Plaku! Një cikël me bukuri rrëqethëse dhe poezi të fermentuar mjeshtërisht.
Respekt!
Faleminderit Fjala e Lirë që e sollët për lexim.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1