Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Ta provojmë dhe njëherë!

Ta provojmë dhe njëherë!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viron Kona

Viron Kona

 

Ta provojmë dhe njëherë!

 

“Një prej dënimeve për refuzimin që të merrni pjesë në politikë është 

që ju të përfundoni duke u qeverisur nga inferiorët tuaj”.

                                                                                             Platoni

 

Politika na përthithë nën gjeratoret e saj,

në valë të turbullta na përpëlit orë e çast,

herë na tundon me premtime magjepse,

herë na mbush shpirtin me vrer e maraz.

 

“Vëmë dorën n`zjarr” për udhëheqësit partiakë,

bëjmë tifo rreth tyre të azdisur dhe të harbuar,

për partinë flijohemi e për liderin “lëmë kokën”, 

për ta vëmë bast nderin dhe jetën tonë t`çmuar.

 

Politika na deh  e mistershëm na hipnotizon, 

24 orë, “Non Stop” për atë flasim e mendojmë,

edhe kur shohim që “dallgët” e saj na mbytin,

dhe kur n`dritë t`diellit liderët na mashtrojnë.

 

Rendim  pas saj si të verbrit njëri pas tjetrit,

s`ndalemi edhe kur na shfaqet një humnerë, 

shumë vonë pikasim dhelprën bishtdredhur,

q`pas kërdisë së parë, ç`ka mbetur na i merr.

 

Shkojmë pareshtur në sheshe e demonstrata,

zbrazim zemrat, ngrihemi e kërkojmë drejtësi,

befas ata rishfaqen me “shqetësim”para nesh,

dhe si shenjtorë na premtojnë “një fillim të ri”.

 

Jeta na ka “dal borxhit” me përvoja t`hidhura, 

por ngaqë s` nxjerrim mësime, digjemi përherë, 

sa kohë që liderët “tru gomari” do të na shtien, 

do themi zemërgjerë:“Ta provojmë dhe njëherë!” 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 05/11/2018 22:57:14
avatar
Nje"trinitrine"ne kohe sjelle;
faleminderit Viron Kona!
*
Themi se "jetojme"tej oqeanit
"trinitrinat"tuaja me mbajne,
Si kjo:"ta provojme dhe nje here"!
Sjelle me vargje vlonjati-POET.
"Autopsi"mjeshterore gjendies bere
Politikave partiake sa kulisave.
Me thirie:"Ta provojme dhe nje here"
Po mjerojme atdhun me keto "pazare".
Une do te thonja jo ta provojme;
Po;me ligje vertet ligje,te votojme..
Mjaft!me kandidate zgjedhur partite
Populli-votues,direkt ata ti propozoje.

"Pasuesit VETERANE"-Toronto.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1