Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | TIRON'E TRISHTË

TIRON'E TRISHTË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

 

TIRON'E TRISHTË

Përse je kaq e trishtuar Tirona ime?
Ti nus'e Dajtit madhështor
Hynesh krenare
Me kokën përjetësisht mbështetur
Në gjoksin e tij të lashtë, rremba shkëmborë
Rreshkur e përcëlluar ndër shekuj 
Nga gjëmimet e kohrave.
Përse je kaq i pezmatuar qyteti im?
Ti gjerdan mirësie në gushë të Shqipërisë.
Me krifën dallgëzonjëse flokëmëndafsht
Shpleksur gjelbërimit të kodrave kurorë.
Larë në rrjedhën kristalore
Të burimeve të Selitës
Krehur përcdoditshmërisht
Nën rrezet e arta diellore 
Farfuritur natën
Nga argjendërimi i hënës së plotë
Që enkas për ty Dajti e ngre mbi supe.
Përse je kaq e mërzitur Tirona ime?
Keqas të është përzhitur 
Vello e kujtesës!
Në reaminacion shtruar 
Kostum'i gjymtuar i historisë!
Eh Tirona ime e brishtë!
Tirona ime e dhimbstë.
E trishtë, e trishtë, e trishtëëë...

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 15/10/2018 18:38:02
avatar
Bedri, dhimbje e shpirtit tiranas. Fatkeqesisht politikaneve dhe pushtetareve nuk u bie ndermend t´i lehtesojne ato, madje i shtojne me teper me bemat e tyre. Qofshin "jeteshkurter".
Miqesisht Petriti

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1