Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Në ditën e lindjes së Migjenit!

Në ditën e lindjes së Migjenit!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhavit Gasa

Në ditën e lindjes së Migjenit!

KOHA MIGJENIANE 
(Cikël poetik)

GRUSHTI I MIGJENIT.

Ah, si nuk kam,
Një grusht të fortë,
E malit që s'bëzan,
Mu në zemër t'ja ngjesh.

Kështu shkruante,
Me penën e tij të artë,
Poeti yne i madh Migjeni,
80 vjet më parë,

Edhe sikur sot,
Migjeni të ishte gjallë,
Përsëri do kërkonte,
Një grusht të fortë,
Jo për të goditur malin që s'bëzan,
Por politikanët shqiptarë.

Ah, sikur ta kisha sot,
Atë grusht që kërkonte,Migjeni,
E ti godisja fort politikanët.
Që grushtin i tregojnë njeri tjetrit.

Ah, sikur ta kisha
Ate grusht  që kërkonte Migjeni,
80 vjet më parë,
Pa mëshirë do ta godisja,
Malin e madh të sherrit.
Që shqiptarët me njeri tjetrin i ndan.

FOLA ME MIGJENIN.

Të gjithë,
Shohim ëndrra në gjumë,
Flasim me të gjallë,
Flasim me të vdekur
Një natë të tillë unë
Fola me MIGJENIN.

Folëm gjatë,
Me njeri-tjetrin,
Shumë halle qamë,
Si poeti me poetin.

Ai më tregonte,
Për kohën e tij,
Askush nuk më çensuronte,
Fjala ishte e lirë,
Kurrë nuk ma prenë fjalën,
Edhe kur flisja keq për qeverinë.

Më vjen keq.
Migjenit unë i thashë,
Që ike shumë i ri nga kjo jetë,
Por ishe edhe me fat,
I thashë Migjenit përsëri.

Pse më tha Migjeni,
Unë nuk desha,
Të vdisja aq i ri,
Unë e doja jetën,
Doja të shkruaj shumë poezi.

Nëse do të,
Jetoje më gjatë.
O poet i fjalës së lirë,
Fjalën do ta prisnin me sopatë.
Dhe ti do të mbylleshe në qeli.

Ah!
Sa dëshirë kisha,
Që kjo ëndërr,
T'zgjaste pa fund,
Me Migjenin e madh të flisja,
Kjo bisedë t'mos mbaronte kurrë..

A DON TRITOL ZOTNI

I rashë me grushtin tem,
malit që s'bëzan mu në zemër,
mu sos veshtrimi pas xhamit,
t'u pa mollën e ndalueme me hangër...

As malin për tokë nuk e rrëxova,
as shijen e mollës nuk e provova,
s'i bleva këpucë të reja Lulit të vocër,
asnje kokër misër s'ja dhashë malsorit...

Pastaj më mori vdekja, dhe bëri mirë,
erdhën barabarët si bar stepash të egra,
si hije nate, fjalën lidhën me zinxhirë
re të zeza në qiell, në tokë tel me gjemba..

Une biri i shekullit t'vjeter në shekull të ri,
do të shkruaja poemën "A don tritol  zotni"
këto ishin fjalët e fundit te Migjenit,
në intervistën që më dha mua në ëndër!

MIGJENËT

Dhe përpara Migjenit,
ka pas Migjenë poetë,
ka dhe në kohën e sotme,
dhe në kohet që vijnë do ketë.

Por të qëndrojmë shtrember
dhe të flasim drejt për drejt,
më mirë dhe real se Migjeni,
mjerimit s'i shkruan asnjë poet.

Vargu brilant i Migjenit,
mjerimit i shkon në palcë,
varg-grusht me forcë shkëmbi,
varg-mal çdo germë dhe varg...

MË THA MIGJENI

Ah! Ah!
Nuk kam një grusht,
ta godas me fuqinë teme,
e ta bëj copë copë,
këtë kazan plehu,
që po e bjan këtë tokë!

Më tha Migjeni mbramë,
në një andër të trishtë,
tek vraponte tuj thirr nëpër natë,
me duar të zgjatuna për pak drejtësi!

@Xhavit Gasa

Comments (2 posted):

Guri Naimit D on 14/10/2018 17:10:36
avatar
Nje MIGjEN POET qe ben krenar cdo shqiptar kudo te jete.
Falemindrit i nderuar Xhavit Gasa.

Toronto 14-!1-2018 Guri Naimit D.
Xhavit Gasa on 16/10/2018 19:07:31
avatar
Ju falenderoj mik i nderuar

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1