Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | FATOS ARAPIT

FATOS ARAPIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image FATOS ARAPI

FATOS ARAPIT
Nga Luan Çipi

 

Të kundronim, Tosi, të ndiqnim nga larg
Gjer në Bullgari, kur nise vargëzimin
Përmendsh i mësonim çdo strofë e çdo varg
Na mbushje me shpresë, na shtoje gëzimin.

Rilindi Naimi, Lasgushi, Asllani
Shpërthente talenti në çdo poezi
Të dal’ kush të dojë, është shesh mejdani
Kadare, Agolli, me ta edhe ti.

Qindra, mijëra grimca me drita e ngjyra
Perëndimet i ndiqje, gjer te retë përflakur,
Mbi det shpërthenin “ mejtimet” e lira
Gjëmonin magjishëm “ alarmet përgjakur”.

Sa shpejt e dallove rënien në humnerë
Ngritur nga rrogozi, fort protestove
Një lirik pasqyrë, lindi këtë herë
Shpalosur në art, çka pe dhe jetove.

Kishe trashëgim, ullinj edhe ara
Te Zvërneci i Vlorës, qilim, buzë detit.
Po, një degë ulliri, vallë, si nuk t’u dha
Rrethuar për koke, si kurorë të mbretit? 

Ngadhënjen poezia, 20 libra shkruar
Poetika Strugë, “Kurora e artë”
Dhe pse pushtetarët të lënë të veçuar,
Vlerësimi i lexuesit: Monument i lart.

Vlorë, 5 korrik 2010

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 11/10/2018 19:30:05
avatar
Faleminderit i nderuar Luam Cipi.Qe na shpalose ate figure te shquar te letersise sone;Faros Arrapi e ndiere, vertet nje jete FATOS,njeri mbi te gjitha.ne jetuar me te ne Tirane Erren e tij drejt perdrejte marre.
I perjetshem kujtimi Tij.
Dhimiter M Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1