Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | LIRITË E MUSHKAVE

LIRITË E MUSHKAVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image ILIAZ BOBAJ

ILIAZ BOBAJ

(epigrame, fjala e lire, 2018)

1.

LIRITË E MUSHKAVE

Mushkat, me lirinë e tyre,

nuk i lënë gjë mangut kusurit:

kur janë vetëm,

kërcet liria e shqelmit.

Kur është i zoti,

kërcet liria e drurit.

 

2,

THONË...

Thonë të mënçurit rrinë bashkë,

të paditurit rrinë veç.

Po tek ne ndodh ca më ndryshe:

injorantët janë bërë bashkë,

të diturit veç e veç.

 

3.

MARSHI I TURMAVE

Sot nuk i dëgjon kush fjalët e të diturve,

turmat duke rendur pas të marrëve i gjen.

Të marrët, si të marrë, nuk dinë ku i shpien,

turmat, si turma, nuk dinë se ku venë...

 

4.

KOHA JONË

Këtë kohë e mori dreqi,

flet goja, po vendos xhepi.

 

5.

PUSHTETET

Pushtetari ka pushtetin e firmës dhe të vulës,

cubi, pushtetin e egër të armës,

i pasuri ka pushtetin e rreptë të lekut,

shkrimtari, pushtetin magjik të fjalës.

 

6.

KËMBORA E UNIT

Për ta bërë veten pakëz më të rëndë,

varim në qafën tonë,

këmborën e unit.

Dhe e tundim, e tundim, e tundim...

 

7.

PEMA PA KOKRRA

Tundet, shkundet si purtekë,

mendja sipër, përmbi fletë.

Po s’ka mall, dreqi ta hajë,

vetëm dy kokrra në majë...

 

8.

NË FACEBOOK

Po e tund fb- në Ylberi,

gjithë vitin me një fletë nderi.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1