Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT

SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

SHIRA LOTËSH MË TROKASIN NË SHPIRT  

 

Nga hapësirat e vrenjtura të njerëzve në hall, 

shira lotësh më trokasin në shpirt pareshtur,

unë i hedh në qiell, të bëhen breshër kokërrmadh,

të thyejnë tjegullat e çative të fajtorëve të heshtur. 

 

Çative të korruptuara, që kullojnë çurg vajtimi,

nga moti i mërgimeve, dhunës dhe varfërimit.

Por ato ndërrojnë tjegullat, pas çdo breshërimi

dhe shtrojnë me beton, mbulesa shfajësimi;

 

Dhe teksa unë me tridhjete gjashtë shkronja,  

u hedh pareshtur disa topa breshëri me dorë, 

ata gajasen së qeshuri, duke u tallur me ojna, 

pasi tremben vetëm po t’u bien gurët meteorë. 

 

Atëherë, kur do të shpërthejë zjarri i rrufeve, 

të godasë dhomat komode përtej dritareve,

ku zotërit e tryezave, shtrojnë orgjitë e qejfeve,  

që të shpëtojnë nga vuajtja, njerëzit e halleve? 

 

Kur do zgjohet tërmeti shkallmues i zemërimeve,  

për të shembur çatitë e betonuara me mashtrim,

që shirat të ndalin trokitjet e trishta të lotimeve 

dhe të mbijnë lastarët e diellit, në shpirtin tim?...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1