Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BALLADA E ULLIRIT

BALLADA E ULLIRIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image ELKO N.QEPAROI

BALLADA E ULLIRIT

  (Poemë, botuar te libri: Perendimi i Perendive)

 

I gjelbër më je, përherë krenar,

I lartë, i drejtë, hijeplotë,

Plot bisqe e fletë. 

 

Trungu shekullor, me zgavra, stoik,

Gjithe deget stoli, nuk krahasoj,

Asgjë me ty!

 

Statujë ngjarjesh që ikin e vijnë,

Far i mikpritjes e dashurisë,

Që aty mbijnë!

 

Fëshfërimën unë e mblodha 

Pikture ne sy, në muzë e ktheva,

Në këngë e melodi.

 

Fëshfërima, që shperndan puhia,

Na ka magjepsur, cdo herë   

Ngjan si mrekullia!

 

E ç’janë para teje Mbretërite,

Princat, Kardinalët, Presidentët,

Diktatorët?

 

Gjithçka ndryshon vazhdimisht,

Ndryshon përherë kah,

Si ndryshon një ekran.

 

Vijnë e venë qeveritë, përmbysen,

Ca vijnë si pa dashje,

Ca vijnë prej nxitjes…

 

Bëjnë që bota,të mbushet mornica,

The dridhet nga pasiguria,

Nga luftat, nga frika!

 

Por ti o ulli shekullor,fëshfërin,

Rrahur ne vite e shekuj,

Pertej stuhive triumfon.

 

Dëshmues, Muze e kohëve,

Përulesh para dashurise,

Nuk mposhtesh prej barbarise.

 

Ndodh te thyejne, të coptojnë

Nuk pret të vijë kush,

Vetë veten e mjekon.

 

Njeriu behet erë, s’ rri përherë,

Sa vegjeton ti o ulli, 

Jetëgjatë, plot vlere!

 

Brezat vijnë, si efimerë, kalimtarë,

Po ti historitë e tyre,

I dëgjove, i ke parë.

 

Shkundi pak fletët, shkundi gjethet,

Në vend të kokrrave

Bien dhimbjet e jetës!

 

Tragjedi, drama, brenga, perpjekjet

Kamja dhe moskamja,

Dashuria, zilia, tradhëtia…

 

Mbetesh ditar, I atyre që ishin e s’janë,

Që janë e s’ do te jenë,

Ditar e pishtar që rrëfen…

 

Ti o i madherishmi Ulli, je shtyllë, urtësi,

Shpresë dhe begati,

Prodhon bekim e mirësi!

 

Thuhet: Jezus Krishti, me Apostujt e tij,

Nën hijen tënde lotoi,

Kur Juda u tradhëtoi.

 

Sa të adhuroj ty, për çdo gjë që natyra,

Plot nur të ka qëndisë

O Pema e Perëndisë!

 

Për trupin gjigand, për kurorën lulearte 

Per degët e plota,

Për zjarret e ngrohta,

 

Për lulet e bardha, për kokrrat e rralla,

Per sallaten me ullinj,

Vajin në ngjyrë flori!

 

Kurorën ombrellë, që rri cdo stine e gjelbër 

Fëshfëritjen ëndërruese,

Për hijen aqe freskuese!

 

Rrënjët thellë shkojnë, tokën fort pushtojnë,

Mes kapilarësh gërshetuar,

Përjetësisht të perqafuar!

 

Njerëzit këto i cmojne, cdo gje e perdorin  

Me kremra, sapunë, bërsi,

Në kozmetikë, në industri.

 

Gjethet e verdha rrezon, sërish I shfrytezon,

Kështu je o i bekuar Ulli,

Nuk je pemë, je Mitologji!

 

E nderon këtë Rivierë, o e bukura legjendë.

Ti, moj pema e uruar,

Sa jeta do respektuar!

 

Me gjethet e tua, kurora fitoresh thurrën 

Sa Mbretër, Triumfatorë,

Olympikasit vune kurorë!

 

Endrrat, shpresa, siguria, triumfi e lavdia,

Janë thurrur e gershetuar

Me degët e bisqet e tua!

 

Me thjeshtesine e penës, të ngjyer të kalter,

Ngjyer ne detin plot tallaz,

Per një të vërtetë, do flas:

 

Ne kemi një ulli, në pronë, legjendë qendron,

Në fushën tone, në Qeparo,

Nga më të lashtët në botë!

 

Si dëshmi rreziston, se i kishin dale për Zot,

Si nje mburojë e fortë,

Njerëz të urtë e punëtorë.

 

Cdo pasardhes, e ndjek mirësia e tij 

Shpirti i te pareve tanë, 

Qetësinë e gjente aty.

 

E dinte im gjysh i mire, një çast i veshtire,

Kur ishte duke u larguar…

Gjyshja i kishte kerkuar:

 

“Mendoj të shesim ullinj, eshtë zgjidhje e mirë,

Kemi më shumë mundësi,

Të blejmë dhe antibiotikë”.

 

Atij i dhimbeshin Ullinjtë, njesoj si fëmijët,

Pranoi më mirë të vdiste,

Por jo ullinjte t’ i shiste!!!

 

Ai u pergigj i menduar: Ulinjte jane pronë

Janë si prindër për fëmijët,

Si fëmijë duhet t’i mbrojmë!

 

Janë monument, historia e lashtesisë flet,

Nuk marrin asgje nga ne,

Pa rreshtur, bollek na jep.

 

Te rrenjet e tij fle begatia, deri në përjetësi,

Fëmijët, pas vdekjes sime,

Do kenë, si mbështetje ty.

 

Po të mbesin pa ullinj, mbeten pa prindër,

Do të humbasin mua e ty,

Dhe t’ardhmen e sigurinë!

 

Nuk preken Jo Ullinjte, kane vlerën si femijet,

Ata jane identiteti ynë,

Shoqërojne tere breznite!

 

 ©ELKO N.QEPAROI

     Qeparo-Himare

     Tetor 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 10/10/2018 01:11:10
avatar
Elko Qeparoi Kokone..
i ngjafsh ULLIRI ne JETE !

Si Dangelliot me poetin e saj ritur,
Naim Frasherin,sjelle"Lulet e veres"
Patro Markon,-Dhermi-Qeparotas genin,
Subjektin"Arra ne mal"ne Biesh gjetur.
Pushkinin sa Eseninin rus,lexuar
Molierin,Rusoin sa Leon Tostoin,
Eishteinin.tek "Dashuria eshte jata
Elda Fitzerald me"Ne Afshin tend"...
Lexuar;"Dashuria qe leviz Diellin"
Sjelle Dante,me "Drite ne Ylberet",
Cajupin.."O ti qe bleve dashurine.."
Elko N. Qeparoi te"Ballada e ULLIRIT"!
Me eklipsoi.
*
Faleminderit cupa-zonje-Elko Qeparoi , Zotimin,mua gjysh dy dite para marre,
Ne nje koment kerkoje ndjese-poezise
Studimet shkecore,kohen ia kane zene.
Te prifte PENA e shendet se pari
Si vetetima POEME qendisur Ti.
Ballady yte,jo vetem per ULLINJTE
Do te shoqerojne ne jete BREZNITE-
Urate"Pasues veteren"Guri Naimit"D.
Ty,Krenarie Bregut-cupe Qepariote.
Urim mes Vjeshte,tre festa Kombetare
Gezuar Ti, me tere bashkeatdhetaret.
VO.
Pershendetie nga Poet Janaq Pani,
Mes Toronor,Bregut tere e Qeparoit,
i poezon!
Shok e koleg,Nje Migjenian POET,
Inxhinier,kerkim-minerale,Nje jete.

"Pasues Veterani"
Toronto10-10-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1