Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MË DESHËT PA GOJË?

MË DESHËT PA GOJË?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MË DESHËT PA GOJË?

Nga Fatmir Terziu

 

Më deshët pa gojë? Ja u bëra, 

i pari në gjuhët e pagojta të botëve,

por prapë s’mund të hesht,

Ju fola me gjuhën e gjerbave të lotëve 

s’ua mbylla dot gojën çative,

as pikave të shiut të tyre,

as gojën arrinjve dhe minjve.

 

Më deshët pa gojë?

Por s’ma mbyllët dot gojën time,

mbeta duke folur edhe në gjuhën e heshtjes,

duke pëshpëritur për çështje “estetike”,

të tjerat i bluajta në skutat e mendjes,

si prodhime të freskëta etike.

 

Mbylla gojën në sytë tuaj,

kur huazova gjuhën nga Adriatiku e Joni,

m’u duk vetja në trup të huaj,

thjesht si një shtyllë betoni. 

 

Mbylla gojën për gojët e liga,

dhe fola vetëm me Ty,

kështu më kuptoi vetë natyra,

më solli buqetë lulesh në sy. 

 

Mbylla gojën për të Tjerët,

pëshpërita për të gjithë në gjuhën e zemrës,

ju lexova sikurse e ndjeva më herët,

ishte dhimbje e tëra, vendimi më therrës. 

 

BLOOD FEUD

(Pas emisionit të gazetarit Simon Reeve në BBC2 për gjakmarrjen në Shqipëri)

Nga Fatmir Terziu

 

E kërkoj njeriun e lirë,

të lënë në një qelizë burgu të një trupi të harruar,

nxitimi i gjakut duhet t’a thotë më mirë

ai dëshiron të dalë

dëshiron të arratiset nga tmerri ku ka jetuar. 

 

E kërkoj këtë vendim të dhimbshëm

qelizave të zymtësisë në rrugëtimin e harresës

kërkoj të ngadalësoj ritmin e zemrës

ka rimë, ska ritëm

nuk ka arsye të vërtetë përveç se është një objektiv i lehtë,

një trup i braktisur në jetë?

 

Ndjehem i trullosur,

i pavetëdijshëm për lëkurën time në të njëjtën kohë

sa afër dhe sa larg trupit tim

ndodhet kjo cipë, kjo cohë, kjo ndasi e mishtë

do të doja të shpëtoja vetminë,

çfarëdo qoftë ajo, është e trishtë

qoftë dhe për një sekondë në këtë botë,

do të thoja me forcën e trishtimit stop!

 

Dua të lëndoj botën e murrëzuar

të lë ndonjë pjesë të lëvrijë këtë qelizë burgu të një trupi

sepse nxitimi i gjakut të tillë duhet të thotë:

Ai dëshiron të dalë,

meriton të jetojë në trup të gjallë. 

 

Dua të ndëshkoj mesjetarizmin

të ndjehet diçka e thjeshtë, e mjaftueshme për sa vuan

kjo është një dhimbje që mund ta shpjegoj

në vend të izolimit vetëm një i huaj? 

 

Dua të mallkoj këtë botë meskine,

sepse jam i zemëruar me trupin e saj,

çdo pjesë ndjehet e neveritshme, e ftohur

jeton një jetë të padobishme në skaj,

një jetë krejtësisht të përdorur.

 

Dhe ky trup,

një madhësi shumë e vogël për të përmbajtur këtë dhimbje

endet si merimangë gjigande mbi të,

ka vite që jeton si vlerë e shëmtisë 

në një rrëmujanë që vetëm në dhe tretet

ku gjithçka vazhdon të ikë e të mos kthehet. 

 

Mund të qaja mbrëmë para BBC-së

mund të villja ndoshta vrer, 

edhe pse ndihem sikur ende kam nevojë të vjell,

ajo që përcolli Simon Reevë,

është gjakmarrja që të gjithëve na vret! 

 

Unë e di se jemi mbërthyer në një cikël vicioz

shumë herë e anashkalojmë këtë turp kalbësirë,

për shkak të plagëve që na janë bërë blozë,

heshtim të gjithë si të pagojë në errësirë. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1