Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Vetëm një tjetër bashllag R.I.P

Vetëm një tjetër bashllag R.I.P

Font size: Decrease font Enlarge font
image Në “Morden Cemetery” të Londrës

 

Vetëm një tjetër bashllag R.I.P

Nga Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

Në “Morden Cemetery” të Londrës 

pikat e shiut dhe lotët u bënë një.

Ikja e dhimbshme e shqiptarit Imer Hoxha,

u përshpirt nga Mala, vëllai i tij,

nga gruaja, djali, të gjithë,

bura e gra, njerëz të mirë, 

nga Tirana, Prishtina, Durrësi, Elbasani, 

Peja, Puka, Prizreni, Vlora,

Vendlindja e tij. Dheu 

një thirrje e butë e urtë u pështoll qetë

e mori Shqiptarin e Mirë në gjirin e vet. 

Emri i tij u shtrydh në zemrat e të afërmve,

ndërsa shqiptaria mbi supe mori një tjetër bashllag R.I.P

larg vatanit që e lindi,

larg gurëve që ia plagosën fëmijërinë,

larg ujit të pastër të fshatit emërmirë,

larg nga dheu që ëmbëlsisht ia mjaltoi shqiptarinë.

Ai nuk alarmoi kërkënd,

shqiptar pa nam, pa bujë, pa ofiqe, pa këngë,

torbëkrahu me dhimbjen e madhe të rrëndë

u shtri sikurse shtrihen burrat e paqëm, të fismë,

nuk lëshoi asnjë mallkim, asnjë britmë.

Emri i tij nuk u shfaq në media, 

as gazeta, as TV,

ai ishte Shqiptar i mirë,

ai iku sikurse ikën çdo Njeri i Lirë. 

Atë e qau familja, 

po aq rrëke lotësh derdhi natyra,

nuk e qau politika, nuk e mori vesh Paria,

e fundja a u interesonte ikja e shqiptarit të mirë?

Përse ata duhet të qanin një Njeri të Mirë?

A e pyëtën votëmarrësit e tij ndonjëherë?

sepse bashllaku i tij dhe kurora e miqve të vet

ishte i thellë në thellësitë e R.I.P 

për të mos u harruar asnjëherë,

nga miqtë dhe familjarët e vet. 

Aty ishin emra të tjerë,

Gazi, Agroni, Flamuri, Dritani, Armandi, Sami,

emra shqiptarësh të paqtë,

A ka rëndësi edhe ndonjë emër me Parlament, 

Qeveri, Ambasadë e ku ta di?

Unë nuk mund t’ju fajësoj

se ka pasur kaq shumë vdekje për shkak të ikjes 

varfërisë, mjerimit dhe brutalitetit e mospëfilljes

që duket se të gjithë heshtin për të njëjtën gjë

pa marrë parasysh sa me zë 

bërtasim bashkë për këtë çështje 

ku vdesin edhe fjalët. 

Ne kurrë nuk do të shihemi si të gjallët

por potencialisht të vdekur

ne qajmë për drejtësi në një sistem 

që nuk është më i ndërtuar për të na pranuar nga larg,

thjesht si Shqiptarë, jo si emigrantë:

Një Kryeministër që përpiqet të na harrojë

një zë i mbytur gjithmonë do të jetë shumë i zëshëm 

në një botë që kurrë nuk kishte për qëllim të dëgjonte

SHQIPTARIN E MIRË!

Kush është Shqiptari?

Përveç një nënshkrimi mbi varr dhe një kurorë familjare mbi të?

Një jetë e braktisur nuk ka rëndësi. as shenjë, vetëm një grusht melaninës?

Një statistikë si pasqyrë?

Mbetëm të jemi përsosmëri e braktisur

pavarësisht se sa inate mund të shtrydhni në ikjen tonë të lirë. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1