Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PËR TË SHPËTUAR NGA NJË KURTH…

PËR TË SHPËTUAR NGA NJË KURTH…

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM D. SHEHU

PËR TË SHPËTUAR NGA NJË KURTH…

QAZIM D. SHEHU

Errësira vë në dukje yjet

Dhe pyjet gjelbërimin,

gruaja burrit ia trullos kryet ,

kundër gazit i vë trishtimin.

Sendi sendin vë në dukje,

Një kodër një mal,

Dhe një përrua që zhyt kokën

Në një lum të madh.

Një  dielli sa konture,

Një muzg, siluetën,

Dhe kështu e përkundërt:

Varfëria, kuletën…

Reliev i madh dëshirash

Dhe acide cmirash

Dhe kjo e ajo

Që shpirti do,

Duke e stolisur bukur

Jetën e palumtur…

Për ta shpëtuar nga kurth

I monotonisë urth…

 

 

PLLENIM

Me mashë dëshirash shprushita 

Sa gaca dhe u vërvita

Duke i  kap me gishta cmirash

Dhembjet.

Arrita në një territor të zemrës

Gjysmën duke djegur,

Dhe gjysma e paprekur

Pllenohej me hirin

E gjysmës tjetër…

 

KËMISHË E PADUKSHME

Me gishta vetëtimash na prenë

Gjithnjë një këmishë fati,

Ardhë nga qielli suprem,

Gati për tek shtati.

 

Rrezet diellore e shkopsitën

Kur  fryhej gjoksi nga dëshirat,

Edhe kur përmes hovesh e grisnim

Me ëndrra e arnonim të mirën…

 

Po kurrë prej saj nuk pamë gjë

Kështu prej jetës mund të zbrisnim

Ca vite  që humbnin pa zë

Ca varfëri  të mërzitshme.

 

Duke tentuar të rrisnim

Një vetje tjetër për këmishën,

Ndërsa vetëtimat nuk prisnin

 Këmishën, e gjuanin mishin…

 

URAT

 Ura ajri

Për ty ngre,

Trokasin hapa

Me një rreze, dhe një re.

Kështu këto ura

Nuk i di njeri

Këmbëhollake

Në shpirtin si stuhi,

Madje nuk i di

As ti.

LIBRAT

I shfletova  me radhë…

pashë se fjalët ishin po ato,

Tek një portë që mbyllte hapësirën e dijes.

Tani ndonjërin

Shpirti shfleto

Për t`i shpëtuar hijes…

HINGËLLIMË MALI…

Si kokë kali që hingëllin s`di pse

Më ngjan se hingëllin mali,

Kur nën hundë i futet ndonjë re.

Diçka që nuk shihet prej saj

Ia sjell teshtimën,

Ndërsa hija e jetës që zverdhet përskaj,

Hingëllimën…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
2.50
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1