Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ERVEHE BAZAJ (GORISHTI)

ERVEHE BAZAJ (GORISHTI)

Font size: Decrease font Enlarge font
image ERVEHE BAZAJ (GORISHTI), pjesmarrese ne Kuvenion e 6-te te gruas se shquar qe u mbajt ne Stamboll ne vitin 2006, me artistet Roza Anagnosti dhe Edi Luarasi.

ERVEHE BAZAJ (GORISHTI)

Nga Luan Çipi

 

 

 

Kush u hodh nga maj’ e Shkëmbit

Me dokumentet në gji,

Ngelur e vetme më këmbë 

Dhe nazistët për karshi?

 

Ishte Ervehe Gorishti

Vajza trime, babë Abazi,

“Lilo Labja”, siç thotë filmi,

Nga distanca, si nuk plasi.

 

Të dy këmbët thyer copë,

Në dorë rok automatik,

Erdhën shpejt shoqe e shokë,

E transportuan me vig.

 

-“Kini kujdes janë misione,

Sekrete për  partizanë,

Emra, vende, pozicione

Të Brigadës Pestë janë!”

 

Edhe pse dhimbjet i shtohen

Trimja, ndihej në mision,

 Dokumentet dorëzohen, 

Pastaj, në operacion!

 

E dërguan në Janinë

Dhe pas çlirimit, në Moskë,

I sollën sërish rininë,

Me Asqeri Çelën shokë.

 

I kujtojmë bashkë me dëshirë,

Të gjallë përballë na rinë:
Të urtë, të dashur, të mirë

Si model për njerëzinë!

 

Vlorë, më 20 Shtator 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1