Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Si shkas për “Sofijen”

Si shkas për “Sofijen”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kushtuar të Madhit Et’hem Haxhiademi në ditën e tij të ardhjes në jetë, si shkas poezia "Sofijes" 1934

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si shkas për “Sofijen”
(Kushtuar të Madhit Et’hem Haxhiademi në ditën e tij të ardhjes në jetë, si shkas poezia "Sofijes" 1934)

Nga Fatmir Terziu

Sofi, e shtrydhe vetveten shpirt-mangall brenda ëndrrës dhe bukurisë,
anës-valë e pranvertë shkumbinase që na flladit si lajtmotiv,
kënga udhëtoi mijëra zemra në pragun e dashurisë buzëmirë,
edhe atje ku gulagu tromcoi zezërimën e trazuar të fjalës së lirë. 

Sofi, melosi shpirtëror, mbete në këngë për të gjithë,
e baritëm mes nesh sikurse zgjon një kumuri në të gdhirë,
e mortjes i dhamë tëhuajtje qafire përtej maskës vampire.

Tani jemi bashkë në të gjitha strofat e tu, e dhimbshmja Sofi,
i lumturuar kush të kujton, kush të këndon me mirësi.

Sofi, ti vajzë sojlleshë e mes-mesit të Tabanit shqip,
po thyen sikurse theve atëherë vetminë. E jehona deri në zgrip
bën bashkë këngëtarë, miq të panjohur, poetë e njeriun e mirë
që kurrë s’e duron përhumbjen jetike në shkretëtirë. 

Sofi, modeli ynë estetik, kushedi në cilën gen të gjen përditë,
udhëton e thjeshtë mes librave, në të gjitha libraritë,
e të huajt të përkëdhelin njerëzisht jo pak si një "motër",
përpara teje mahniten sikur ndodh me bukuritë, edhe në Londër!

Shënim: fotoja nga arkivi i mbesës së shkrimtarit, Hortensia Haxhiademi Pellumbi.

Comments (12 posted):

Sadik Bejko on 24/09/2018 19:01:38
avatar
Flmd per kete perkujtim plot elegance
Nexhi Baushi on 24/09/2018 19:02:18
avatar
Ne jemi brezi qe na mohuan njohjen e kolloseve te letersise sepse diktatura i quajti emra te mallkuar. Ne as nuk e dinim se kush eshte ky njeri i shkrimit, dhe nuk me vjen zor te them qe sot me anen e ketij shkrimi munda te njoh kete personalitet te shquar.Ky shkrim u be shkak qe te germoj ne internet e te njihem me gjeresisht me kete shkrimtar e dramaturg te shquar qe eshte bere i njohur me librin e tij me te fundit "SKENDERBEU", TRAGJEDI ME 5 AKTE, 1935/. Faleminderit i nderuar Fatmir, qe na i percolle.
Hortensia Haxhiademi Pellumbi on 24/09/2018 19:04:53
avatar
Si këndon njeri poetët më ëmbël se poetët !
Përshëndetje profesor
on 24/09/2018 21:39:44
avatar
Fatmir Terziu, askush s'i shkruan Elbasanit dhe Tê Nderuarve të qytetit tonë të dashur tê Elbasanit aq sa Ju. Ju përgëzoj nga zemra. Na bën krenarë.
Adrian Kadria
Shefild
Elitjona Doko on 24/09/2018 21:44:15
avatar
Profesor, falenderime te perzemerta qe i kendon kaq bukur gjuhes sone shqipe! Vargje kaq te ngrohta !
Klejda Plangarica on 24/09/2018 21:45:17
avatar
Ah, ato vajzat sojllesha të qytetit tonë! I ke stolisur bukur vargjet, Fatmir! Sikur mbanin varur "dupje ari", m'u dukën!
Bedri Alemehmeti on 24/09/2018 21:46:55
avatar
Te lumte mik. I MADHI HAXHIADEM. "Shekspir" i Shqiperise. Ende i vogel gjeja ne biblioteken e babait tragjedite e Et'hem Haxhiademit "Abeli", "Diomedi" etj. dhe cuditesha pse nuk permendej emri tij.
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 24/09/2018 23:39:04
avatar
I rralli atdhetar Fatmir Terkziu,ngre te madherishmin Et'hem Haxhimihali,nje nga korifeste studiues shqiptar. Faleminderit z.Bedri Alimehmeti, thirur: "Shekspiri Shqiperise" . Guri Naimit D.(KDh Xhoga)
Fahri dahri on 25/09/2018 07:27:24
avatar
I nderuar Fatmir, pafundësisht urime që ju, jo vetëm me mëndjen dhe penën tuaj na njihni me të vërtetat e historisë tonë popullore, por dhe revista që keni vënë në dispozicion për të shkruar të vërtetat e këtij populli, flasin për thellësinë e ndjenjave, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e madhe që ju tregoni ndaj popullit dhe vendit tonë. Po kalojmë disa dekada ku "drejtuesit" tanë i kanë harruar detyrimet ndaj Atdheut. Fatkeqësisht ata janë mbërthyer nga e keqja, siç thotë populli, u janë errësuar sytë dhe shikojmë vetëm pasurimin e padrejtë të tyre, dëmtojnë rëndë traditat tona, janë kthyer në lubi dhe po thellohen çdo ditë e më shumë në
Keq bërjen. E thashë këtë për të kuptuar kontrastin mes jush dhe atyre.
Na duhet me patjetër të çlirohemi nga këto paudhësi, prandaj them se Ju dhe revista juaj janë mjetet që na bëjnë thirrje për pikëkthese tek traditat tona të cilat janë venitur disi.
Respekte dhe urime të përzemërta.
Fahri Dahri. 25.09.2018
Daman Sinani on 25/09/2018 08:13:05
avatar
Ky Elbasanas kaq i MADH...ky shkrimtar ..TRAGJEDIANI i VETEM SHQIPETAR....nje kolloz i vertete i te gjitha kohrave,sot edhe pas gati 30 - vite demokraci temos kete nje emer ne historine Elbasanase..............Fatmir Terziu...miku im e i te gjitheve..te lumte qe mendja e dora tende ekspozon vigane te tille...Te pergezoje....Eshte krenari per te gjithe Elbasanasit e ndershem ky emer E'them Haxhiademi..dhe nje obligim i cdo kohe per ta lartesuar deri ne vendin qe i takon......

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1