Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Semafor portokalli!

Semafor portokalli!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mercedes Gega

 

Semafor portokalli!

 

Gjethnajë ndjenjash,

Shkelur nga kalimtar të shkujdesur

Dukshëm vonë

Për në  takimin me veten,

Lëkundet në duart vjeshtore të erërave

 të botëkuptimeve duarprangosur

Nën një qiell 

Tender për mbijetesë të fortësh

Hetohet në këtë kryqëzim kohe me

Semafor portokalli!

17.06.2018

Unë jam aty

 

Kur të ndjehesh i trishtuar 

Brengëgrishur a i mjerë 

Vetë me veten shoqëruar

Rishtas larg nga gjithë të tjerë...

 

Ëndërrzgjuar nga trokitje

Mbi qerpikë, faqe e buzë

Dallgë e mallit bërë lot 

Shkon e prehet, poshtë, në gush...

 

Vesë e ballit kur të bjerë

Ballërrudhurit vetmie 

E të ndjesh se pikë e saj

Djeg si diell shkretëtire...

 

Kur të ndjesh se s'ke më forca

Të ngresh shpirtin që mend bie 

Mbi një botë si flluskë sapuni 

Veshurzhveshur me dritëhije...

 

Atë çast, në mos të tjerë 

Sill ndërmend imazhin tim

Hiqja pluhurin e kohës

Petkmbuluar në nxitim... 

 

Mos u druaj, eja pranë

Jam e njëjta si atëherë

Kur për ty prezenca ime 

Ish' frymëmarrje, ish' pranverë..

 

Në botë s'vlen asnjë trishtim 

Aq sa shpresën të mbaj peng

Gjithë sa shkoi nuk mund ta kthejmë

Por as të shmangim ç'ka jeta sjell!

19.06.2018

Heshtjes së rrugës i mungon ti...

 

Të të njoh nga afër, s'e pretendoj

Tjetër është njohja e vërtetë

Hapat e tu diçka më thonë 

Dhe duart strukur, thellë në xhaketë!

 

U shfaqe ti në rrugën time

Rrugë që vitesh unë shkoj përditë

Ish' fund vere, mirë s'më kujtohet

Me zogjtë që iknin, erdhe ti!

 

Ti shkon ngadal, me hap të shtruar 

Thua e di se ku po shkon

A lodhur je rrugësh shtegtuar

E thjesht tashmë s'të bëhet vonë?!

 

S'e di,  s'e di nuk mund ta them

Të njoh nga afër s'e pretendoj 

Unë njoh veç hapat që flasin çartur 

Sa herë në xhepa grushtet shtrëngon?!

 

Asfalti hesht, i pafjalë ti

Parkut drudendur shkoni të dy

Ndoshta fjalët s'thonë dot gjithçka

Ka herë që ndoshta mjaftojnë dy sy!

 

Kush e di vallë çfarë stuhie

Fshihet nën qelq të syve të tu

Një det ku brigjet ruajnë histori

Shkruar nga valë e dallgë blu!

 

U shfaqe ti në rrugën time

Atë fund vere, sezon shtegtimi

Është prag pranvere, zogjtë po kthehen

Heshtjes së rrugës i mungon ti...

21.06.2018

Dhuromë një buzëqeshje, miku im

 

Dhuromë një buzëqeshje 

Miku im

Për të sot ndjej kaq nevojë

Fryn erë e ftohtë absurdesh rreth meje

Bën çmos të më rrëzoj!

 

Dhuromë një buzëqeshje 

miku im

Të mbështjellë shpirtin e gjorë 

Që tek vetja mbështetet të ngrihet

Bëhu ti, sot,  për të dorë!

 

Dhuromë një buzëqeshje 

I imi mik

Bëhu diell në këtë shtrëngatë

T'i largojë me të retë tekanjoze 

Nga qielli i ditës ngjyrë natë!

 

Një buzëqeshje e jotja

Miku im

Sot më vlen sa e gjithë bota mbarë

Pa të jam një zog në fluturim

Haspsirash me vetëm një krahë!

 

Ku je miku im

Sot të dua

pranë vetes si një pjesë e saj

Një buzëqeshja jote më mjafton

Gjithë stuhitë të m'i kthej në lule maji!

22.06.2018

Ti erdhe vetëm sa për të ikur 

 

Ti erdhe vetëm sa për të ikur

Sa për të thënë ç'është lumturia

T'i jepje botës nga zemra jote

Një diell të ri dashurie!

 

Ti erdhe vetëm sa për të ikur

E dot, kuptohet, nuk bëje ndryshe

Drita kuptohet në errësirë 

Kafazët s'janë për dallëndyshe!

 

Ti erdhe vetëm sa për të ikur

Një jetë e tërë në veç një çast 

Për kë të njohu, sa shumë, sa shumë!

Për kë të deshi, sa pak, sa pak!

 

Ti erdhe vetëm sa për të ikur

Sa t'më tregoje ç'është drithërima 

Buzës që digjet nga lot i nxhehtë

Mall përzhitur nga dashuria!

 

Sa herë që ulem e të kujtoj

Ndodh, bota ngjyrat një çast  humbet

Buzëqeshjes tënde i marr një rreze

E bota ngjyrat sërish rigjen!

 

Ti erdhe vetëm, vetëm një çast

Aq sa mjafton më pas të ikësh

Sa të më tregoje peshën e botës

Aq sa t’më njihje me peshën time!

 

24.06.2018

Comments (3 posted):

Giri Naimit D. on 17/09/2018 14:33:23
avatar
Cupa-Mercedes Gega-te lumte PENA !
Me solle njeheresh c.me do zemra!

Ky megjez mes Shtatori ne Toronto
I jashtezakonshem per mua"Guri Naimit"
Gjysh ne moshe,po leximit i ri pronto
Fal mediave te kohes,ato"trinitrine".
Te tille me erdhe sot,vargjet e tua,
Cupa-Mercedes Gega-te lumte pena.
Me ty nje "trinitrine te dyte pire",
Nga Nju Jorku,ardhur miq te ralle.
Veterani veteraneve, Mihal Jano
Familiarisht,perjeton ne Toronto
Nje martese miku atdhetar,njeheresh,
Mua mikun e te Atit-veteran,nderuar.
Telefonata sa zbardhur dielli ushtoi
-Pritme gjysh,po vij te te perqafoj"
Nga miq e shoke amanet marre
-Takona ne Toranto,ate gjysh "djale".
Po te pres i miri Mihal Jano
Si 60 vjet me pare ne Koder Karbunare
Ardhur me artiste i ndjeri Llaqi Jono
Veterani-Veteran,sa n'Athine i pare.
Te pacim"Pasues",Ti krenaria jone.
"cupen"Mercedes Gega,si"trinitrine"
Po lexoj,te te pres dhe tuajen cupe
Qe na nderon,mbaruar universitetne.
**
VO,-Zila Ra, sinjal i sume pritur
Nuk c'na ka bere zonja shtepise..
miqte e rrale, per ti gostotur.
I pacim,si ne atdhe,po perjetojme.

Toronto 17-09-2018 Guri Naimit D.
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 17/09/2018 17:03:48
avatar
Me falni o miq gaime orografike bere:
Zilia ra, sinjal i shume pritur,
Nuk di,c'na ka bere zonja shtepise,
Miqte eralle ,per t'i gostitur....

Guri Naimit D.
Mercedes Gega on 18/09/2018 09:12:49
avatar
Ju falenderoj për kohën dhe vlerësimin tuaj Guri Naimit (z.Dh.Xhoga)!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1