Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NËNA MUND TA PËRDORË PASQYRËN E ASAJ DITE

NËNA MUND TA PËRDORË PASQYRËN E ASAJ DITE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasil Vasili

NËNA  MUND  TA  PËRDORË  PASQYRËN  E  ASAJ  DITE

 

 

 

Qava,  s’di pse qava, kur më lëshoi nëna nën diellin e jetës.

(Jeta ushqehet me jetë dhe me fjalë këtu dhe tani).

Po nëna m’i thithi me pëllumbin e shpirtit dhimbjet.

Nëna e kaloj cakun e lumturisë kur pa fytyrën e saj në fytyrën time.

Dhe përjetësia u zvogëlua sa fytyra e nënës dhe të qarat e birit.

Nën rezet e dritës së shën nënës gugata.

Tani nëna i ka nëntokë plaçkat e grisura të të qarave 

dhe një kopje të fytyrës time.

Nëse do një pasqyrë të kqyrë veten mund të marrë pasqyrën e asaj dite

ku radiologu i urgjencës së erës me pelerinë gri

bëri radiografinë e mbasdites dhe nxorri fytyrën e një foshnje. 

Nëna mund ta përdor pasqyrën e asaj dite nëse i duhet një pasqyrë nëntokë.

 

 

22 korrik 2018.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1