Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Liri iluzive, pa cak

Liri iluzive, pa cak

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kostaq Duka

Kostaq Duka

 

Liri iluzive, pa cak

 

Mes turmës laramane tëÇikagos

endacak me atlete të bardha.

E lashë veten si një letër të zhubrosur në vorbull uji.

Tabelat me orientimet veri, jug, lindje, perëndim zh’bënë ngjyrat,

celularit i ranë bateritë,

njerëzit i trajtova si shurdhër-memecë,

taksitë si lodra fëmijësh.

Nën hije grataçielesh

pranë lokalesh plot zhurmë

rrëshqisja ngadalë 

pa drejtim e adresë.

Dhe çuditërisht ndihesha krejt i lirë

Thuajse pa peshë

tulesh, shqetësimesh, trishtimesh, gëzimesh…

Befas një shi rrebesh.

liria e çastit u zhduk krejt.

Renda për një strehë

duke menduar rikthimin nën “robëri” adresimesh

kalkulimesh.

 

Shtator,2018.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1