Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PRANE MONUMENTEVE TE LASGUSH PORADECIT DHE MITRUSH KUTELIT

PRANE MONUMENTEVE TE LASGUSH PORADECIT DHE MITRUSH KUTELIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

PRANE MONUMENTEVE TE LASGUSH PORADECIT DHE MITRUSH KUTELIT

Ja, pak më tej shtrihet liqeni
Varkat lehtas tutje vozisin
Syt'e Lasgushit nga monumenti
Me ngulm kërkojnë nositin.

Kuteli me "republikën" në dorë
Vështrimin në horizont tretur
Maj'e Moravës ende me dëborë
Mbi Shëndaum drita ka feksur.

Magjiplot "Dremit liqeni pa kufi" 1)
Me nanuritjen e vargjeve lasgushian
"Se jam këtu kur s'kish njeri" 2)
Gjëmon si rrufe vargu kutelian.

1)-Varg i marrë nga poezia e Lasgush Poradecit "Dremit liqeni"
2)-Varg i marrë nga "Poemi kosovar" Kënga e parë-Qëndrimi i Mitrush Kutelit

----------


BOSH

Rrugët, të shkreta,
thuajse bosh.
Kot hap sytë,
nuk ke c'të shikosh.
Edhe baret, kafenet
krejt bosh.
Rrallë tek-tuk
diku në një qosh.
Dikush kënaqet
Në një tavolinë
Me të vetmen gjë
që ka
limontinë
që ky mëngjes,
ia jep pa para.
Eh more mik
sfidë me vetminë!
Kjo e dielë
e parë në gusht.
Na ka mbledh
ndën sacin e të nxehtit
sa një grusht,
në Tiranën 
thuajse bosh,
teksa në këtë letër,
para se të shkoj 
në kosh,
hodha disa radhë,
që absolutisht
nuk ke përse
t'i paragjykosh.

-------

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1