Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MEDITIM PARA PERËNDIMIT

MEDITIM PARA PERËNDIMIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

 

 

MEDITIM PARA PERËNDIMIT

 

Vjen çasti për të treguar, 

shkurt e pa fjalë shumë: 

Perëndimi ynë ka afruar, 

vërshoi dhe u tha një lumë. 

 

Koha të gatshëm na kërkoi, 

me kazmë e pushkë kufirit, 

shpesh me pak bukë në gojë, 

të arrinim “Lugën e floririt”. 

 

Kur ngjitëm malin e moshës, 

me këmbë, thonj, e me duar, 

nga halli dhe gazi botës 

vendosëm për t’u martuar. 

 

Qindra stinë, dimra, vera 

përsëritëm nëpër dekada, 

tani mbaruan, s’ka të tjera, 

pas gjithë ditëve, erdhi nata. 

 

Djalëria ime, vajzëria jote, 

sa të desha e më deshe mua, 

në perëndim të kësaj bote, 

mbaruam ciklin burrë e grua. 

 

Kaq ishte fundi i energjisë, 

në trupin tonë instaluar, 

shuhen yjet e gjithësisë, 

kur e kanë konsumuar. 

 

Nuk ka pse të kemi frikë, 

as të qajmë të keqardhur, 

ashtu siç erdhëm një ditë, 

do ikim, nga kemi ardhur. 

 

Vetëm rinia e dashuria,

ishin pasuria e vërtetë,

fëmijëve ua lamë të tria,

për energjitë e tyre në jetë.  

 

Ne, ashtu si ditën e parë,

kur erdhëm lëkurëzbuluar,

vetëm një çarçaf të bardhë, 

do dheu, për të na mbuluar...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1