Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Dhe si gjithnjë

Dhe si gjithnjë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Puntorie Muça

 

Dhe si gjithnjë
e mot për mot
hov vjeshta nga brirët e mitrës qiellore
dhe hovin shirat
sytë mbeten ulok nga hijeshia
dëshirojnë diçka të munguar,
atë që s’harrohet
atë që dregëzohet
n’barkun katua.

Dhe shpirti përkujton gjethet verdheme
dhe ënjtet n’dalldi
dhe digjet n’dalldi
nga afshi i dheut
nga afshi i zjarrit,
e do me pëlcit si gështenjë gjethe heshtë,
e do me dhënë shpirt
mbi faqe stine
për zërat lënguese 
që kumbojnë nga udha e zogjve.

Ata ikin 
lënë dashurinë e ethshme
nën brymën e ndijesisë
dhe s’e harrojnë,
si gjithnjë
e mot për mot
derisa ndjejnë ligën
derisa peshojnë sa një pupël.


Comments (2 posted):

faruk myrtaj on 12/09/2018 18:10:07
avatar
Serish, nga e njejta autore,
nje hijeshi fjalesh te derdhura mu prej thellesive me te verteta...

Kur arrijne te shnderrohen ne fjalen e duhur-sic ndodh serish edhe ne kete poezi,nuk lexohen dot aq lehtazi dhe, pse jo: ka pjesen e saj perkatesia grua, ndermjetese ne Toke e Krijuesit te Eperm.

Duhet degjuar se brendshmi, nena, gruaja, motra, bija, mikesha, te gjitha te dashura, ne mundshim...
duhet te provojme te ndajme sa me shume dhimbje e ndjesi e gezim, pse jo, edhe ca pezm, hera heres, bejme mire te marrim prej tyre, si permendje...

Nese vertet Jeta eshte edhe dalldisje, dhe pesha e saj, Jetes, nis prej nje embrioni, rendohet nga materialja e pa-shmangshme, per tu lehtesuar/shnderruar ne nje pupël me ne fund, duhet t'i themi "Faleminderit"...

Kujt tjeter, vecse krijueses, si ndermjetese e Krijuesit ketu, ku jemi, ne kete gjuhe meme, qe na mundeson te rrefejme detyrimet prej Njeriu...
Puntorie Ziba on 15/09/2018 13:55:03
avatar
Sërish nga i nderuari Faruk Myrtaj, nga fisniku, nga vëllai i Shqipërisë. Falëminderit për fjalët e bukura. Ato më vijnë nga një shkrimtar i talentuar. Qofsh i gëzuar gjithnjë, bashkë me familjen!
Respekte,
Puntorie Ziba

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1