Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | KUSHTET E NJË FANATIKU PËR MARTESË

KUSHTET E NJË FANATIKU PËR MARTESË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

KUSHTET E NJË FANATIKU PËR MARTESË

 

Ai: Para se t’i shtojmë takimet bilaterale,

diçka për mua duhet të dish:

Ti je një krahinë e bukur agrare,

unë - një shtet i egër militarist.

 

Pas buzëqeshjeve dhe vizitës së parë

që çon dy shtete të pavarur në afrim,

mua më ngjallet instikti barbar

i një sulmi të befasishëm për pushtim.

 

Dhe bëj raprezalje e bastisje të forta sigurie,

verifikoj në ke pasur punime në territorin tënd, 

nga pushtues rivalë të kësaj kategorie

që të pretendojnë bashkëpronësi në këtë vend.

 

Pastaj, që ti të mos bësh aleanca të nëndheshme

dhe  unë të mos kem synime sulmesh në fshehtësi,

marr të gjitha masat e mia të menjëhershme, 

të mbush kazermën tënde me ushtarë të mi. 

 

Nëse je krahinë krejt e paangazhuar,

në asnjë lidhje tjetër, apo bashkëjetesë në miqësi

dhe të pëlqen të mbetesh tërësisht e pushtuar,

kur të më shohësh prapë, buzëqesh përsëri…

 

Ajo: preferoj më mirë vdekjen në liri,

pa u pushtuar nga një mesjetar si ti !...

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1