Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ZË NË SHKRETËTIRË

ZË NË SHKRETËTIRË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

   DY POEZI  

 

   ZË   NË  SHKRETËTIRË  

 

         Ditën rri menduar, natën rri pa gjumë,

        Zemra turbulluar, nuk e di as unë.

        Hidhem e përdridhem, mendjen vras më shumë.

         Të gjej të vërtetën, kur punët venë lumë.

 

         Dua që të shkruaj, dua që të flas,

         Dua që të ndihem, dua të thërras,

         Sado që mundohem , sado që bërtas,

         Hap pas hapi ndeshem, male rrugës has.

 

         Zëri im i dobët, zëri im i fortë

        Ngjan si pëshpërimë, ngjan si zë i kotë,

         E mbulojnë atë, zhurmë zërash plotë, 

        Zërat e çakejve, që sundojnë në botë.

                                                

        Janë po ata zëra, shumë kemi dëgjuar,

        hosana t’u bëjnë, idhujve dështuar,

        Idhujve të kohës, kohës perënduar,

         Idhujve  përçmuar, plot me turp mbuluar. 

      

         Këta shakaxhinjë, oh të përparimit,

         Si ç’i quante Noli, pjellat e mashtrimit,

       Vallë si nuk skuqen, në pellg të mjerimit,

        Ku kanë hedhur veten, turpi njerëzimit?

 

        Si nuk kanë sedër, kur thërrasin haptas,

        Ca janë  të djathtë, të tjerë janë majtas,

        Ca janë zhonglerë, klloun ecin praptas,

        Kudo vjellin vrerë, me turpin janë baras.

            

        Në këtë kaos, këtë vend të nxirë,

        Nga këta “bandillë” këta “xhevahirë”,

        Zërat tanë të fortë, zërat tanë të mirë,

        Zërat tanë të lirë, zë në shkretëtirë!

 

Vlorë, nëntor 1994                                          

 

                   LE  TË   HAPEN   DOSJET

 

Le të hapen dosjet, gjithë po thërrasin,

Kush e kush më shumë, korbat po kërrasin,

Korbat e pabesë, korbat shpirt të zi,

Thua të jenë engjëj, apo faqezinj?

 

Çirren dhe bërtasin, zihen edhe shahen,

Të gjithë përgjërohen, në fund të qetë ndahen,

S’kanë shpirt as zemër, s’kanë as moral,

Janë vetëm hiena e kufomë e gjallë.

 

Si kufomë e gjallë, ishin edhe dje,

            Duke brohoritur, për njerëz pa fe,

            Duke vrarë e prerë, duke masakruar,

            Popullin e gjorë e zemër lënduar.

                                                

Rri edhe vështroj, këtë komedi,

            Luajtur nga mjeshtra, të bardhë dhe të zi,

            Dua që t’i pyes, ku ishit ju vallë,

            Gjithë këto vite, si nuk u bëtë gjallë?

 

            Kur neve kërkonim, donim drejtësi,

            Ju rrinit të heshtur, s’ndihej asnjeri,

            Kur për kriminelët, kërkonim ndëshkim,

            Ju përsëri heshtnit, ju vetë ishit  krim.

 

            Pelerina juaj, e kuqe me gjak,

            Nuk e mbulon dot krimin tuaj aspak,

            Kështu s’mund të shkoni, kurrë në Europë,

            Doni kartën tonë, sot ne jemi zot.

 

            Ne ju njohim mirë, mjaft keni gënjyer,

            Shpirtin tuaj të zi, ne kemi urryer

Mos na rrini pranë, nuk ju do njeri,

            Se fisnikëria, s’ju pranon tani.

 

Vlorë, shtator 1995

Comments (2 posted):

Mali Bieshit D. on 28/07/2018 16:02:15
avatar
Me mire von se kurre-BERE-BURRE !
(Reshat Kripa-me;"Ze ne shkrtetire")

Te falenderoj,si opozitar ti flet
Se ke vuajtur e ke heqyr siklet,
Dy strofat e dy vjesherimeve sot,
Do te te adhuroj dhe ne ate bote.
Nje jete opozitar per te verteten
Mire qe,njohe shoket,prane rrjeshtuar
Kjo foto e sotme sa vargjet zgjedhur,
Kemi perte mbetur;
"Opozitar po vellezer"

Toronto28-07-2018 Mali Bieshit D.
Reshat Kripa on 29/07/2018 12:38:14
avatar
Faleminderit i nderuar

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1