Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Legjenda e Safos

Legjenda e Safos

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ardita Jatru

Legjenda e Safos

Ku është Faonas që s’duket gjëkundi mbi det?
Mos varka të kthehet nuk i bindet, 
A ndoshta puthet me Aferditën në ndonjë breg. 
Oh Faona!
Safo të prêt, buzë greminës tek fari 
dhe më digjen mollëzat e gishtave mbi harpë
dhe zëri më meket nga këngët e mallit
për zjarrin që më ndeze shpirtit të etur
ti rinoshi im, i bukuri peshkatar.

***

U ngrit dielli në majë të qiellit krenar
dhe deti vezullonte si perlë
fluturojnë rreth shkëmbit ca ëngjëj me krahë
në majë prêt Safo si hënë e zbehtë
sheh Lefkadhën, Itakën , Kefalonian 
dhe një çast bëhet dielli prush mbi det 
në rrëzë të shkëmbit me britma vijnë ca dallgë
dhe shfaqet tutje një pikë e vogël e zezë 
në mes të vijës, që zmadhohet e rritet
dhe ngrihen zogjtë nga degët për në qiell
ca klithma pulëbardhash, të trembura shkundin krahët 
ndalon këngën Safoja
dhe me sytë e padurimit prek pikën që vjen e rritet
e një tufë me flutura i shpërthejnë nga gjoksi
kreh flokët me gishtat e gjakta
shkund cepin e ngritur të fustanit të bardhë
kafshon buzën dhe bëhet gati për çastin
kur t’i shfaqet Faonas peshkatari përballë.
Rrëmben harpën nga toka dhe këngën nis:

Faonasi im i bukuri peshkatar
Ktheu sa më parë në gjoksin e gruas që digjet
Na vraftë Erosi të dyve me një shigjetë
dhe perënditë e Olimpit na bëfshin një varr.
Kthehu e bëhu pika e mbylljes në varg.

Dhe buza i bëhet gjak nga padurimi
dhe gjaku i piket në gushë mbi fustan
dhe pandeh që pika e zezë horizontit 
ish Itaka, që nga erërat në qiellin e pastër u shfaq.
Gjëkundi s’duket varka.

Faonas ku je, oiiiii dashuri,
majë shkëmbit u thava një stinë nën far
me vargje lirike vrava pritjen
dhe telat m’u këputën mbi harpë.
Faonas, ku je o dritë, 
jam grua e mbytur në mall.
Më shkrumboi dielli
më lëkundën erërat
më gjunjëzoi nata 
qielli më rëndon mbi gjoks si pllakë
u verbova tashmë, 
sytë m’u bën’ varka me kripë.

Faonas, o peshkatar,
kjo është e fundit fjalë,
u bëftë pritja ime lule e egër mbi shkëmb
e trupin tim e përpiftë kjo dallgë që vjen me zë.
Refuzimi yt u bëftë legjendë.
Po shkoj në Hades, përfundimisht
të endem me shpirtrat mëkatar.
Lamtumirë o fitimtar!

Dhe Safo lëshoi harpën në tokë
zbathi këmbët mbi barin e vestë
çliroi trupin nga fustani i hollë
dhe e hodhi vrik në humnerë.

Lamtumirë o far!
Lamtumirë o peshkatar!

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 28/07/2018 15:38:31
avatar
Sa keq, ne perendim te jetes
te lexosh te tillen Poeteshe...
E fjales e mendimit MBRETERESHE,
Thurur kete legjende te ralle.
Ne perjetesi i ndrite shpirti
Shembelltyre njerzor sjelle.
Ardita Jatru,mos qofte ajo,
C'ka Poezon, ta perjetoje...

Toronto 28-07-2018 Guri Naimit D.
Vilhelme vrana haxhiraj on 01/08/2018 16:34:35
avatar
E dashur Ardita! Mos je yll a mos je hënë? Në bukuri, në krenari dhe mirësi, vendin Safos ia ke zënë. Veç jo në antikitet, por je Safo e vërtetë. Ti pajetës i jep shpirt e i jp jetë. Z. D.
himitër ka të drejtë që të quan mbretëreshë. Mbretëreshë e fjalës shqipe
Urime me gjithë shiprt, Ardita. U bë këhë që nuk kmi komunikuar. U gëzocva pa maë sa çashë foton tuaj. Shëndet!
Vilheme Vrana

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1