Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | POÇJA E BRENGES

POÇJA E BRENGES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hiqmet Mehmetaj

POÇJA E BRENGES 

Zemra ime shkretë ,
Si fletëz lëkundet !
Varkëza mbi det 
Nga dallget përhumbet !

Se poçja e brengës 
Vrer e helm më dha 
Në çdo hap të jetës 
Mua nuk m'u nda !

Më kot ulëras 
Shkret në shkretëtirë ,
S'gjeta një oaz ,
Ujë për të pirë !

Poçen e shoh vëngër ,
Tej dua ta plas ,
Djall çfaqet në ëndërr ,
Ashpër i bërtas :

" zhduku ", por s' më zhduket ,
Poçja pa mëshirë ,
Vvjen në shtrat më futet ,
Më merr me të mirë !!!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1