Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | IKJE

IKJE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

IKJE 
(ngacje pas rrëfimit të një miku"

Edhe pse këto radhë
të cilët nuk i prisja të më vinin 
në Wats-App aq papritmas 
si të ishin vrundujt e një ere vjeshte,
që paralajmërojn shtrëngatë,
ishin mbushur plot
tej e në fund me lamtumirë,
hedhur ndoshta 
me nxitim 
për të mos humbur avionin
apo nga nervozizmi i largimit,
pse jo nga padurueshmëria
sikterrosjes nga ky vend.
Por gjithsesi ndërmjet tyre 
unë gjeta vetëm dashuri.

Bar Caffetteria "Il Siciliano"
24 korrik 2018 - Roma
--------

FLUTURA

Fërfërim e fustanit të saj,
krahrrahja e një fluturze,
që ngazëllyese rend nga lulja në lule
totalisht e rezonoj ajrin në "Il Siciliano".
"Entra una farfalla" 1)-thash befas.
Askush s'më dëgjoj.
Eh s'kish kush më dëgjonte.
Zhuarimë e përditshme e të njejtit ritëm
me tonalitetin e lartë të bisedave,
mbyste gjithcka në tollovin e të thënave 
sigurisht për të disatën herë,
ripërsëritur nga rënia e dëgjueshmëris
tek shumica e të pranishmëve,
që rufisin "solo decaffinato 
nella sedia a rotele"2),
teksa i suoi badante 3)
mbllacisin fuqishëm cornetto.
Madje askujt nuk iu "verbuan" sytë,
kur koloriti i fustanit 
që ëmbëlsisht mbulonte 
hiret e fluturës në të saponisurin
shpërthim pranveror,
ylberoj qelqurinat mbi banak, 
vetëtiu pasqyrat pas tij, 
gjithë vitrinën
dhe frigoriferin e tortave,
ku qershiza
mbi to 
ishte ajo dhe vetëm ajo
fluturza
fërfërim e fustanit të së cilës
vetëm e nanurisi "Il Sicilianon",
ku pranvera 
sa krahrrahja e saj hyri e doli.


Bar Caffetteria "Il Siciliano" .
Romë 27 korrik 2018

1)-(itl.) hyri një flutur
2)-(itl.) vetëm dekafinato nëpër karrike me rrota
3)-(itl.) shoqëruesit e tyre
---------

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1