Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | TURKESHAT TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

TURKESHAT TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato                                      

 

TURKESHAT TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

 

U gjenda, kur turistët e një ekskursioni turk,
tek monumenti i Skënderbeut po pozonin.
Turkeshat kukuriseshin, nën piedestalin e gurtë,
për testikujt e mëdhenj, të kalit prej bronzi.

 

M’u duk sikur strategu u përkul përmbi jele,
dhe u foli bukurosheve që gajaseshin përdhe’:
“Stërgjyshet tuaja, më ndiqnin në Dardanele,
nga Izmiri, Stambolli, deri poshtë në Edirne;

 

Ato linin kokën atëherë, për mjekrën time,
por unë s’i përfillja, se në kokën plot halle,
bukuria arbërore më trazonte në mendime 
dhe prisja rastin, t’u prija shqipeve në male;

 

Ku pëllumbeshat fustanebardha të Arbërisë,

nuk shikonin kuajt nënvete, me kureshtje,

por cili nga trimat, kish shpatën e trimërisë,

më të madhe, për koka armiqsh në përleshje.

 

Ndoshta ju mendoni, se pas vdekjes time, 

na keni mbajtur pesë shekuj të pushtuar,

por miliona arnautë ngulën tek ju banimet

dhe me filozofë e prijësit u kemi drejtuar. 

 

Ndaj mos qeshni me të kalit, varur te shalët,
tani, kur gjoku ka ngrirë, nën ndenjëset e mia,
por vëreni shpatën time, që tmerroi sulltanët
dhe e ka farkëtuar, për gjithë shekujt historia!”...

  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1