Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Me dhe pa Teatër

Me dhe pa Teatër

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

Të kukulltë
(Me dhe pa Teatër)
Nga Fatmir Terziu

Koha terret në hendekun e mjegulltë. 
Terret ende. Terret! 
Ne, ju ata dhe ato, pa marë parasysh vetëm Ata,
lahemi dhe luajmë teatër ende në mëkatin e errësirës,
qielli na përcëllon me Yje të prushtë,
harmoni në tehun e sëpatës, prej cmirës
                                                                 së lojës.

E ftohtë koha jonë kapërcen limitet
në fuçinë e shterrur të mendimit, zhgarravitet. 


Unë nuk mendoj se kapërcyem dallgët,
as kohën që menduam se e fituam prej dijes,
e stërholluar e vërteta rrënkon nga plagët,
e bëri koha, kohën lavire të lavires, 
                                           Teatër për Teatër. 

Dhe koha e pakohë ende terret,
populli gulfon pluskë në hava, 
terr frymën në hendekun e paskrupulltë. 
Ne, ju ata dhe ato, pa marë parasysh vetëm Ata,
jetojmë fatin tonë të kukulltë! 

Kjo kohë mbeti e tillë thjesht një skam,

qëkur koha nuk lindi më Moisi, Aleksandër,

                                               Teatër për Teatër!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1