Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GJYSËM NATE KAM ËNDËRRUAR PËR TY

GJYSËM NATE KAM ËNDËRRUAR PËR TY

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vjollca Tiku Pasku

GJYSËM NATE KAM ËNDËRRUAR PËR TY

Gjysmë nate kam ëndërruar për ty,

në brigjet e liqenit të bleruar nga algat,

rrëshqita në baltën me gurët të zinj

ti më zgjate dorën të mos rrëshqas

si rreze e ngrohtë, nga qielli në lartësi.

 

Gjysmë nate kam ëndërruar për ty,

në lëndinën ku përkunden margarita,

ti u fshehe për të më ngacmuar,

kur bari jeshil drejtoi fijet nga drita,

të më tregonte udhën ku kishe shkuar.

 

Gjysmë nate kam ëndërruar për ty,

kur një ferrë me gjemba më lëndoi,

me përkujdesje më pe dhe bluzën grise,

me mirësinë e shpirtit që të këndoi,

plagën time me të më lidhe.

 
Gjysmën nate kam ëndërruar për ty,

gjysmën tjetër isha zgjuar,

se trëndafili i kuq, që më dhurove ti,

m'u kthye në zemër të kuqëluar,

ku ti je ëndrra, që në shpirt më rri...

Vjollca Tiku Pasku

Comments (1 posted):

murat gecaj on 15/07/2018 17:35:29
avatar
Pershendetje, mike poete Vjollca dhe urime per kete poezi te bukur e tere krijimtarine tende, ne pergjithesi!
Uroj e shpresoj qe, perseri e perseri, ti do te krijosh e botosh, edhe atje ne emigracion, poezi te frymezuara nga jeta dhe te pelqyera nga lexuesit!
Me respekt te veçante:
Murat Gecaj
Tirane, 15 korrik 2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1