Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | EMBLEMA E BESNIKËRISË

EMBLEMA E BESNIKËRISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato 

 

EMBLEMA E BESNIKËRISË

 

Nga mbretërit egjiptian gdhendur në gur,

Kleopatra mbeti në kujtesën e amshuar. 

Pasi i vdiq Antoni, më i dashuri burrë, 

ajo kërkoi të vdiste, nga kobra helmuar.

 

S’ishte bukuria, as mbretërimi si grua,  

që i dha faraones përjetësi pavdekësie, 

as fitoret në luftëra, ku ajo u lartësua,

por vdekja, që e bëri emblemë besnikërie. 

 

Për t’i shpëtuar Oktavianit me ushtri romake,    

Kleopatra kish strehë gjithë Afrikën e Azinë,

të jetonte me një deve florinj e diamante, 

por zgjodhi vetësakrifikimin për dashurinë.

 

Para figurës së saj përkulej çdo burrë shteti,

Oktaviani, qe gati te këmbët për t’i rënë,

por ajo mbretëreshë krenare, bijë mbreti,

nuk e ndërroi dashurinë, që e bëri nënë.   

 

Nuk di grua tjetër, nëpër brezat shekullor,

të këtë lënë imazhin, shtrirë në aq gjerësi,

në monedha, statuja, buste, relieve pamor,

gurë të gdhendur, drama, piktura, poezi.  

 

Kleopatra ka pushtuar kudo ekranët e sotëm, 

si ylli i tragjedive të famshme shekspiriane,

që magjepsi burrat, më me pushtet të botës, 

me dashurinë, besën, bukurinë egjiptiane.

 

Gjesti i saj i hershëm, sfidon përjetësisht, 

gjithë tradhtitë në çifte dhe pabesitë rinore, 

akuzon heshtas, si të palidhura seriozisht, 

dashuritë që shkrihen shpejt, si topa bore. 

 

Se dashuria, që mban lidhur fort, dy vetë, 

siç e quajti Ainshtaini, i mendjeve të arta,

është graviteti, që lidh njerëzit, si planetë,

në qiellin historik, ku mbeti hëna Kleopatra.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1