Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Fjala dhe poeti

Fjala dhe poeti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kadri Tarelli

Fjala dhe poeti

 

Fjala e pagdhendur, më ngjan me një gur,

Që nuk shtron kalldrëm e as ndërton mur.

Poeti e gdhend dhe bën vargje poezie,

Me to ndërton shkallë, për fron perëndie.

 

Fjala e pagdhendur me ngjan me një dru,

Që askujt s’i vlen, për gardh e as për hu.

I urti e gdhend, bën orëndi, bën edhe kuti,

E mban pranë vatrës, nderon mik e miqësi.

 

Fjala e pa gdhendur, stoli e hedhur përdhe,

E shkelur e humbur, që askush nuk e ngre.

Poeti frymëzohet, kur has një bukuri, 

E vendosë në këngë, kënduar për dashuri.

 

Fjala e pa gdhendur, e derdh verën kot,

si një gotë e thyer, dikur mbushur plot.

Ç’ është ky mëkat? Po grindet poeti.

Verë po pi unë! Verë pi dhe mbreti.

 

Fjala e pagdhendur, si ferra në ugar,

Të gris e të çjerr, dhe s’bën as për zjarr.

Eh! Sa vuan poeti, të gjejë fjalën e zgjedhur,

Si bleta në lule, për nektarin mbledhur.

 

 

Kadri Tarelli

Durrës më 11. 07. 2018.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D.(Dh Xhoga) on 13/07/2018 18:13:54
avatar
Ju lexova Kadri Tarelli me mendie,
Me kenaqe,MENDIEN-mendie ma cfaqe,
Fjale verte POETI ti sjelle;
Fjale gdhendur,mendime-PAKE po,SAKTE!
Faleminderit.

Toronto13-07-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1