Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BULEVARDI I PORTOKALLEVE

BULEVARDI I PORTOKALLEVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

 

BULEVARDI I PORTOKALLEVE

Nga Luan Çipi

 

 

 

Kur u ndërtua për së pari, ishin vitet e halleve,

Vendi i dalë nga lufta, gjithçka e shkatërruar,

Koha e pagëzoi: “Bulevardi i Portokalleve”,

Shëtitore e bukur, për Vlorën dhuruar.

 

Me adhurim, Kristo Papajanin kujtonim,

Krye vlonjatin e parë, mendje ndritur,

Nga Vlora në Skelë, të lumtur udhëtonim,

Krenar për qytetin, ku ne kishim lindur!

 

Shkuan tridhjetë vite, rruga u zbukurua:

U zgjerua, u gjelbërua e  anash me trotuar,

Portokallia me palma, gjithandej u ndërrua,

Hijeshi të tillë, kund nuk kishim parë!

 

Veç tani sodisim gërryerjet, si me dhëmbë,

Bulevardi, po kthehet në tjetër lloj shëtitore,

Kopjo e Lungomares, të ecim më këmbë,

Më pak automjete, më shumë këmbësorë!

 

Unë qajë si poet, pëshpëritë me vete:

Po e teproni vëllezër, qoftë nga dashamirësia,

Nuk ka ardhur koha për këto salltanete,

Ka halle të tjera Vlora dhe Shqipëria:

 

Ndaloni fekalet, që derdhen në det,

Për Kaninë e Fier, ndërtoni bajpaset,

Ujë cilësor të pijshëm, kudo le të ketë,

Rruga “Lumi Vlorës”, sa me shpejt të qaset.

 

Vlorë, më 10.07.2018

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 13/07/2018 18:45:53
avatar
Brengos;Luan Cipi POET,gishtin vene kokes!

Tej oqeanit jam, mendien tek Vlora e kam
Vlora atdheut,vene themelin e Pavaresise
Lengate,sot bulevardi PORTOKALLEVE,qan
Brengos,Luan CipiPoet,gishtin ven'kokes!
Lexojeni me vemendie ju pushtetare!
Ceshte kjo Katraure,qoftenga"bamiresia"
Shikoni c'thote poeti,plaget numeruar,
Dysheku se pari,pastaj sillni"jorgane".

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1