Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Porta e vjetër

Porta e vjetër

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhevahir Cirongu

Poezi
Nga Xhevahir Cirongu

Porta e vjetër

Tek gurët e portës së vjetër
Dhimbjen e mallin aty i gjeta,
Loti s’ishte tharë, pas kaq vitesh
Eja, bir më tha, me dhimbje
Aty te rrasa e gurit me myshk
Me frymën tënde kam fjetur.

Ja, edhe mani i bardhë te ai kopsht
Ty të ka pritur kaq vite me radhë,
Frutat e ëmbla kurorë në degë
 
Këngën e mallit zogjtë këndonin
 
Çdo ditë tek ai parmak
Sigurisht që ti të ktheheshe prapë.

Sipër çatisë së prishur me rrasa
Pjergulla me rrush varur bistak;
Atje kishin ndërtuar fole zogjtë
Dhe luteshin tek parmaku i vjetër
 
Zogjtë e dallëndysheve ditë e natë.

Pas kaq vitesh u ula dhe unë pak
E ndjeva dhimbjen në çdo qelizë;
Te gurët e shtëpisë së vjetër
M’u ndezën si yje vitet mbi gurë
Dhe me këngën e tyre zogjtë bënin lutjen:
O bir, mos ik, por rri edhe pak
Nga ky çast yjet filluan të fshiheshin prapë.

Tek porta e gurtë të shtëpisë së vjetër
Pikoi loti e u bë sërisht dritë ;
Iku diku dhe me vete mori ditëlindjen
Me shpresë se do kthehet përsëri një ditë
Por…aty la gjithë mirësitë.

            Durrës, 31 maj 2018

Comments (3 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 11/07/2018 18:28:57
avatar
Ajo "PORTE" me beri ky qe JAM !

O Xhevahir XHEVAHIRI,(s'po citoj Cirongu
Me"Porten e Vjeter"me simbon ne zemer,
Te tera ti thene si per Timen brenge,
Porta Ime,n'Zalanin e Dangellise djegur.

Ishte viti i zi,lufte mes korriku,
Gjermani djeg Boroven,drejt Dangellise
Krah Ballistet udherrefyes,bri Golikut
Im Vella patizan,ne djegur shtepitene.

Shtepi dykatshe,dy vjet para ndertuar,
Babain fshace gjithe fshati ndihmuar,
(Ne kutim te Kapedan Jonos,gjyshi yne,
Rene si bien trima,ne Nendor 1913-te.)

Mbeta jetim,n'krah motra si binjake,
Babain,ballistat masakruar,na la jetim,
Ishte viti pare i clirimit 1945-sa
Vellai dyte,i pari ushtar pas clirimit.
Shtepine e djegur,rinderuar shteti
Guri"Monument" i shtepise vjeter mbetur
E vetme deshmi e asaj shtepie me emer:
"Usta Mihal Jano Zavalani 5 Maj 1942"
Lene ne jetimet,rruget me bursa shteti.

Pasardhesit e Kapedan Jano-Zavalanit
Rruget e horizontit hapur pas lufte,
Vellai Partizan,ne drejtim te ekonomise
Fatbardhesiht,per ne,ishte shkollimi.

Dhurate e pare e pushtetit popullor,
Mes 30 nxenesve,une u rjeshtova,
Llukan Xhoga,T'parin mesues se harroj.
Pas fillores,n'Tirane shkollat vazhdoj.

Me 1964 mesuesin Tirana-rreth,fillova
1991-shtator ne pension une dola,
Cupa kollonate universitin mbaruar
Kete vit djali,gjimnazin mbaruar

...Mbrodhesia e atyre viteve mbaroi,
Vite emigracioni si shoket,ai filloi,
Sot fatmiresisht me dy engjej djem bere
Me ne fund-Belgjika,pas Athines nise.
Amanet nipave e mbeses lene:
"Ti bien Botes ane emmbane...
Po mos e harrojne vatane"
Me ngrohin se ate mend KANE.
***
MUA "Ajo PORTE" me beri ky qe jam.
Faleminderit!
i nderuar Xhevahir Cirongu.

Toronto 11-07-2017 Guri Naimit D.
xhevahir cirongu on 12/07/2018 14:10:44
avatar
I nderuar Guri Naimi!

...Ju falnderoj nga zemra për lexushmërinë e shkrimeve e poezitë që unë publikoj në shtypin e shkruar e atë portal.Nga Shqipëria iu dërgojmë në Toronto, fjalën e bukur shqipe, por edhe mallin e zjarrit për bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë kudo nëpër botë! Te ajo Porta e vjetër kemi lënë dashurinë pë Atdheun!

Miqësisht,plotë-shëndet nga Xhevahiri!
Guri Naimit D.(Dh Xhoga) on 12/07/2018 23:16:51
avatar
JU faleminderit djalli Xhevahir e dite njemije per familien e shqiperine..!

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1