Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GJAKU, QË VË NË LËVIZJE ZEMRËN

GJAKU, QË VË NË LËVIZJE ZEMRËN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato 

 

GJAKU, QË VË NË LËVIZJE ZEMRËN 

 

Dy djem u shanë rëndë nga nëna, 

për parkimin në hije, të veturës. 

Po përse duhet të shahet Hëna, 

kur ta djeg Dielli cipën lëkurës?!... 

 

Pse shumë faje e gabime burrërie, 

shfryhen te gratë, me të rënda ofeza, 

derdhin nga goja llum fjalësh rrugaçërie, 

si gryka kanalesh me ujëra të zeza?! 

 

Ç’punë kanë “motrat e robt’ e shpisë” 

në zënkat e rrugës, për inat personal, 

ku sherrxhinjtë, me gojët e tyre pis, 

kanë majë gjuhës, organin gjenital?! 

 

Pse nënat, motrat, vajzat dhe gratë, 

modeli simbolik i bukurisë së çdo arti, 

hidhen e zhyhen në çdo pellg me baltë

nga gojëfëlliqurit, në kulm të çdo inati?! 

 

Kur dihet, gruaja është figura e shenjtë, 

me organin, që krijon njeriun në jetë, 

pse duhet përbuzur e përgojuar kaq keq, 

në sherrin që s’ka lidhje me gruan vetë? 

 

Mos vallë trashëgojmë nga njeriu primitiv, 

vetëm nevojën kafshërore, për femrën? 

Kur në realitetit, i kemi ato, me atë motiv, 

siç kemi gjakun, që vë në lëvizje zemrën!...

 

Nëse ka një pasuri tjetër, më të çmuar, 

nga i gjithë ari dhe diamanti i botës, 

është dashuria me adhurim të shenjtëruar, 

që buron nga shpirti i nënës dhe motrës...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1