Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | BOTA PRISH PAZAR.

BOTA PRISH PAZAR.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kadri Tarelli

Kadri Tarelli shkruan: 

 

BOTA  PRISH PAZAR. 

Poezi 

 

Bota hileqare, gjithmonë prish pazarë,

Sa kohë mes vedit, do jemi të përçarë.

Fqinjët si lugati, po mprehin hanxharë,

Copa nga trojet tona, gati për t’i marrë.

 

Ç’është ky mallkim, mbirë ndër shqiptarë?

Shekujt kaluan, s’e shkulëm këtë farë?

S’duam njëri-tjetrin, mbetëm duke sharë,

Për një fjalë goje, shtegun për të vrarë.

 

Hasmi rri tek dera, qesh duke na parë,

Pret të mbyllim sytë, kur të ndezë zjarrë.

Me pesë kacidhe, gjen ca mercenarë,

Kur i hedhin kocka, turren si zagarë.

 

Eh Shqipëri e mjerë, me ty çfar ka ngjarë,

Shqiptarët ikin, rrugëve të shpërndarë.

Me trastë në shpinë, mbetëm mërgimtarë.

Çfarë i bëjmë vetes, hak kush do marrë?

 

Në dyert e botës, mbetëm si lypsarë,

Ca duke u tundur, ca duke u qarë.

Si s’e gjetëm fjalën, punët për t’i ndarë.

Ata kanë vulën, ne mbajmë samarë.

 

Na mbinë partitë, me sopat’ e sharrë,

Mendjen na trullosën, na bënë të marrë,

Kombin e copëtuan, po na bëjnë varrë,

s’di kush është i dyti, të gjithë pashallarë.

 

Mëmëdhe i mjerë, me ty çfarë ka ngjarë,

Burrat mbajnë shtetin, çatia mbi trarë.

Bir Selmani nënës, kë të qaj më parë.

S’lamë gjë pa bërë, vodhëm dhe thesarë.

 

Porosit Naimi: “Të zemë udhën e mbarë!”

Çfarë bëjmë ne? – Mbetëm po tru tharë.

Për karrige bythe, partinë vemë të parë.

Shqipëri e shkretë, ndaj po hiqesh zvarrë.

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 05. 07. 2018.

 

Comments (1 posted):

Petrit Malushi on 08/07/2018 19:53:21
avatar
Kadri, me bukur nuk mund te shkruhet.
Por mjerisht politikanet dhe pushtetaret tane, per interesat e tyre shesin edhe veten jo me vendin, pa pyetur per popull, miqe dhe shoke. Sa keq per ne.
Me shume respekt Petrit Malushi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1