Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Nje cikël poetik nga Peso Pemza (Emine Maliqi-Zairi)

Nje cikël poetik nga Peso Pemza (Emine Maliqi-Zairi)

Font size: Decrease font Enlarge font
image Peso Pemza (Emine Maliqi-Zairi)

Nje cikël poetik nga Peso Pemza (Emine Maliqi-Zairi)

 

POEZIA

 

poezia guxon të zbuloj

përmes një trikoje 

defektin e brendshëm të lavatriçes

 për gojët që fryejnë mbi kutinë e

 fizarmonikës 

ajo di të flas përmes thumbit që nxjerr kry 

nga buzët e këpuctarit 

pastaj për minutin e prishur 

në sahatin e ortarit 

për o- hin e njejtë mashtrues 

që lëshojnë gratë dyshekëve 

dhe prostitutat trotuarit 

ajo guxon ta mar tonin ngushëllues 

ashtu siç mer nëna para fëmije 

ta kompozoj përmbajtjen e një letre 

ose të shkëputet epitaf mbi gurëvarri 

por asnjëhere s'guxon të jetë e veshur keq 

me petk vorfnije .

 

ZBULO NJË FE TË RE 

do ta shpëtosh fytyrën tënde nga rrudhat

 nese arrin të bëhesh 

po aq kurvë e mirë sa burrat 

pra mësohu të prishësh në bark të thatë 

duke tymosur një cigare 

edhe bletarët kështu i shpëtojnë thumbimit 

kur prekin majat e ëmbëlsisë 

pi diçka 

që t'mos përfundosh e pirë 

zbulo një fe të re 

që dehjen do ta kishte kusht 

nëse e takon dashurinë 

bjeri grusht 

të jesh e sigurtë 

se pushteti i burrave qëndron më gjatë 

edhe pse më shumë gërhasin se sa flasin 

dhe se ndjenja është argat i keq 

që duhet shtypur nën zgjedhen e thoit 

si plesht

 

PIKAT 

I emroja të gjithë fustanat e mij 

me emra vullkanesh 

edhe në rast djegije 

ata i fajsoja 

edhe për në orën e parë të mësimit 

vonoja gjithmonë 

përderisa të gjitha pikave që kisha në fytyrë 

u thoja mir'mëngjes 

në qoftë se ndonjëhere 

ndiheni të vetmuar 

dhe keni dhjetë minuta kohë 

më telefonini 

unë e di çka do të thotë

 të jesh i vemuar 

prej se më ikën të gjitha pikat . .

 

 

ILUZION I QETHUR 

me vjen për të qeshur 

kur kujtohem 

që e kisha një pjesë të iluzionit të qethur në kokë 

sa maje gishti një çarje e qepur 

nuk e di në isha gjithmonë njeri 

përderisa i ngatërroja burrat muzgjet dhe burgjet 

me ngjyra u mësova krejtë vone 

për here të parë në kinema 

në një film ku flitej për „dashuri“

 u binda se burrat shpikën kurvat 

dhe ato zbuluan ngjyrat 

më pas vallëzoja mbi huqet e mija 

të vetmet që ia dolën të më vrisnin 

qenë këpucët 

është e lehtë për skulptorin për ta bërë një Venus

 merr për model një grua që nuk i ka gjinjët në të

 njejtën lartësi 

ndërsa mua më duhet të marr dhjetë nga ju 

për të bërë një përsonazh të vetëm 

që mund të më kuptoj 

se unë vërtetë kam në të çarë në kokë . .

 

KUJTOHEM NË DUAR

 për rreth dhjetë sekonda 

mendoj për vetën 

kur e laj fytyrën në mëngjes 

krihem lëmuar

 nga valixhja nxjerr listen me rregullat e ditës 

në asnjë rresht nuk shkruan 

kë ta urrej e kë ta dua 

në drekë rrënqethem nga shija e keqe e supës 

prej se më ndanë nga gjiri gatuaj 

mbrëmjeve e fsheh dashurinë nën këpucë 

netëve kujtohem që shiten e kurvat 

edhe në qentë endacakë që kudo pshurrin 

në duar kujtohem sa here vishem 

në gojët sa here zhgënjehem 

në sy sa herë lodhem 

dhe pyes 

çka ndodh kur më zë gjumi 

a ndalon gjithçka . . 

 

 VJESHTË

mbramë e zuna vjeshtën tuj qa 

nën strehë të shpis 

e veshun hollë e lagun deri n'palcë 

si gru e përdalë 

kur e ndjekin nga dhomë e k'naqësisë 

kshtu vjen gjithë dergjë e saj 

e rrxon secilen fletë e zverdh secilin ftu

 bashkë me dorën e ndukjes 

kah vjen me turr baltës mbi mu 

vjeshta t'verdha kan me ardhë 

si kjo 

e neve do t´na gjejnë 

t´përbaltun 

tek falemi krah shoqi-shoit 

si fletat kur bien dy nga dy

 për mos me ni lëndimin 

tuj u mundu 

me sy me ndal perendimin . . 

 

 

 

 MOS MA KUJTO 

hë lejlek 

s'tka ra me dimnu edhe ty si mu 

asnjihere vet 

je m'su 

n'ujna t'omla me i majtë komtë 

deri n'kapakë t'gunit 

brazdës me ia njeh kokrrat e grunit 

kanjushes me i kqyrë t'përbimet e gushës 

do t'msohem edhe unë si ti

 mes flokëve t'borës 

me dal pa u nxi 

edhe ti bijë 

mos ma kujto 

se dita nis e shkurtohet

 sa jakë e bardhë 

mbi t'zezën e priftit 

e netët bijë 

mos mi kujto 

se nuk di cilën t'a flej 

e t'mos zgjohem i zi . . .

 

Kam shumë të pakryera

Arnoj një natë të grisur nga yjet

dhe kujtohem

se thurja e shallit mbeti në shtiza

disa fletë të palexuara të librit

madje edhe lulet dalë boje

mbi trupin e vazos

duhet përtrirë

kam shumë të pakryera

që shtohen si zogj klloçke mes gishtave

për shembull

të gjitha do ti radhis simbas alfabetit

kjo i bie që për zemrën kujdesem kah fundi

vetëm për të fituar

më shumë jetë për tu rrëfyer

përdersa i ngacmoj fijet e dala të mbulojës

që t'mos duket 

asgjë e përkryer

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1