Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ELEGJI PER SKENDER HYKEN

ELEGJI PER SKENDER HYKEN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bedri Alimehmeti

ELEGJI PER SKENDER HYKEN

Ikjen tënde
Edhe mali Dajtit e ndjeu.
Nga dhimbja keqas u trishtua.
Lisat e gjatë 
Në shenjë nderimi s'lëvizën një gjeth.
Qiellit të Tironës
Bluja thuajse krejt iu venit.
Kurse bardhësia reve gati iu shua.
Me vështirësi zbardhi dita.
Rrezet e agut 
Të pikëlluara ranë mbi qytet.
Kafenet u hapën vonë sot,
Jo herët si gjithnjë.
Qetësi.
Me zë të lartë askush nuk flet.
Lajm i hidhur pikon lot.
Skënder Hyka nuk është më.
S'mbeti tironas pa derdhur lot për ty.
Ishe bukuri e fushës së blertë.
Eleganca e depërtimit tënd
Mes mbrojtsave kundërshtarë,
Na bënte të gjithëve me fletë.
Dhe kur topi
Goditur precizional fluturimthi 
Pushonte në rrjetë 
Oshëtima jonë "Tirona-Tirona"
Cante qiejtë.
Teksa njëhapshi yt ngadhnjyes
Kërcim simbol i triumfit bardheblu
Mbi të gjithë,
Na bënte më shpërthyes.
Ishe pjesë e patjetërsueshme
E peisazhit mbrëmësor
Nëpër trotuaret e "Broduejt" .
Ikja yte 
Na la pafjalë.
Qe shpejt, kishe ende kohë.
Tashmë ne s'kemi kujt t'i themi: "Hyke!"
Tek bar "Laurent" kafeja do të flohet
Deri vonë aty do të mbetet
Në tavolinën tënde të preferuar.
Edhe Landi me Luanin
Nuk besoj t'i zën me dorë të tyret.
Dhimbja për ty 
Gulsh në fyt.
Nuk do t'u thotë më 
Jo, jo goja: "Hyk"!!!!

Romë 6 korrik 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1