Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | GRUAJA PERANDORAKE

GRUAJA PERANDORAKE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Atdhe Geci

GRUAJA PERANDORAKE
 
Burrat s´e kanë  të vështirë
të lypin atë që u pëlqen;
puthjen e buzëve në buzë,
gjirin e fshehur nën këmishë. 
Vonë, shumë vonë e kam kuptuar
se veset e burrave qenkan si tonat.
Burrat, që më kërkojnë biblën
Më quajnë e bukura e trazuar,
shijen ua japë përmes të puthurave
Njerëz, më hahet buka e ëndërrave!...
Për dahnorët që m’i do zemra
me çaste shndërrohem në lojë,
në tela të kitares, në piano, në lirë
në aromë bari, në grua të gëzuar,
në thjeshtësi fati, në grua të trishtuar,
e në teke tejet të dhimbshme!...
Tregu i grave të dashuruara,
dhe tregu i grave me burra njënatësh
çdoditë e më tëpër po shtohet,
falë shijes së ëmbël të mëkatit!...
dhe trupit tim intelelegjent.
Jam e suksesshme me burrat
“Biblën”time ua japë heroikëve,
atyre që dinë të mpaken mbi mua!...
Jam grua me vese të të lashtëve
sytë i kam për lot të thellë!...
Kur mishin më hy në mish,
nis ora ime e përflakjeve,
orë e gruas perandorake!...
Nuk janë vetëm  burrat  që  duan
dashuri, dashuri duan edhe gratë!...
 
Atdhe Geci - Prishtinë, 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1