Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | KUR TË VENDOSË PRONARI I YJEVE

KUR TË VENDOSË PRONARI I YJEVE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato 

 

KUR TË VENDOSË PRONARI I YJEVE 

 

Më propozuan dikur, të bëhesha politikan, 

të kisha privilegje e përfitime në çdo përjetim. 

Nuk pranova dhe qëndrova i tërhequr mënjanë, 

sepse nuk desha të vjedh popullin tim... 

 

Më emëruan shef personeli, në arsimin e rrethit,

më ofruan ryshfet, për punësim të pakualifikuar,

nuk pranova të dobësoj ardhmërinë e shtetit

dhe më hoqën si të paaftë, për t’u korruptuar. 

 

Më propozuan kryetar të një jurie kombëtare, 

ku vlerësoheshin me të holla, poezitë e fituesit. 

Nuk pranova të shpall ato mashtrime letrare, 

përderisa çmimet i caktonte donatori i konkursit.

 

Më propozuan titullin “Mjeshtër”dhe dekoratë, 

të nderohesha për krijimet në lëmin artistik. 

Por nuk m’i dhanë dy presidentët, në mandat, 

se nuk shkova t’u lutem e të fut ndonjë mik. 

 

Më propozuan njerëzit e mi, të jetoj më mirë, 

duke migruar jashtë, ku zotëroj gjuhën e huaj. 

Nuk pranova, dua të frymoj ku jetuan etërit e mi, 

ashtu siç vuajtën ata, të duroj dhe të vuaj. 

 

Së fundi më propozuan disa grafomanë smirëzi, 

të ndal frymën, se boll paskam jehuar artistikisht...

Por Pronari i Universit, më dha titullin, “NJERI”

dhe më la të frymoj, për ta merituar plotësisht; 

 

Për t’i bërë të gjitha fjalët e mia, nota muzikore, 

me tonalitet shurdhues, kundër xhindeve të pyjeve.

Të mos shpërdorohet dashuria dhe e drejta njerëzore,

se frymëmarrjen në Univers e vendos Pronari i Yjeve.

 

FILIZAT E PUTHJES PRINDËRORE
 
Jam puthja e parë, që lidhi nënën me babanë.
Kam në gjithë trupin përkatësinë e plotë të tyre.
Ndjej krenari, si kushdo që mbjell dhe shpërndan, 
filiza me origjinë gjenetike nga puthja e dy prindërve. 
  
Kam të tretur brenda gjakut, puthjen e asaj nëne,
që në buzët e babait, nuk e pashë kurrë me sy.
Di vetëm se duheshin njësoj, si dielli me hënën,
me dashuri graviteti, derisa perënduan të dy.  
 
Nga puthje e tyre mora gjithë lëndën shpirtërore
mora ngjasimin identik në pamje e në zemër.
Nëna më dha butësi, nga drita e saj hënore,
babai ngrohtësi nga rreze diellore të kthjellët.
 
Këto të dyja i trashëgova në vetvete, saktësisht,
se më nxitën t’i bëj dritë parcelës së përbashkët,
ku me gruan përbri, pamë me sy konkretisht,
sesi nga puthjet e mbjella, dolën filiza të ngjashëm. 
 
S’e kam fjalën kryesisht për puthjen e ngjasuar,
sesa për lidhjen e puthjes, në dy buzë të vetme,  
kur buzët janë zgjedhur me kujdes, pa u nxituar, 
për t’i rritur filizat bashkë, deri në lartësi peme... 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 14/06/2018 01:01:03
avatar
Fytyra-"Pasqyre e shpirtit"-thone?!

Nje jete mundohem te moe genjehem,
Genjeshtra i ka kembet e shkurtera,
Lexoj e c'nuk lexoj sa ngazellehem,
Po shpes dhe sa lexoj zgenjehem.
Vite larg atdheut nje shpetim kam,
Fal zhvillimit kibernetij te kohes,
Me pena poetesh e shkrimtaresh shoh,
Futyra "PasQyre e shpirtit"si V. Moto.
...Me "pronare yjesh" nje jete kaluar,
Puthjet prinderore na kane shoqeruar,
Me te bashkekohesve nje jete vitale,
Kaluar veshiresi gezuar arritieve.
...Kohe te veshtira po kalojme o miq
Puthjet shoqeruar me "miq per fiq".
Sa me e keqia,te vjen thika,pas shpine
S'shihen TV-*** sa radiot s'degjohen
Sa keshtu jeta jone do perjetoje?!
Besoj kur te minimizohet hipokrizia.

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1