Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | FOLA ME BARIN E GJELBËR

FOLA ME BARIN E GJELBËR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

FOLA ME BARIN E GJELBËR
 
Teksa isha shtrirë mbi qilimin e tij, kadife të butë,
më foli bari i gjelbër që fëshfërinte nën ahishte:
Dëgjo, o njeri i shkujdesur që më shkel me këpucë,  
pëshpëriti, me kërcellin e hollë të gjuhës barishte:
 
Unë jam blerimi i parë, që çava koren e lashtë të tokës,
dhe shtrova zahire, të ushqeja kafshët e para të kopeve.
Unë u priva pemëve, që zgjatën shtatin në qiellin e botës,
dhe lidhën kokrra për njerëzit e për shpendët e foleve.
 
Jam krijesa më e imët, që i jap blerimin malit dhe fushës, 
jam i pari që shpoj me fije të holla borën e dal përsipër,
të ushqej lepujt dhe lopët, duke u nanurisur rreth gushës,
por bleroj dhe qelizat e trupin tënd, me barishtet e stinës.
 
Çdo viç, dash, dele, kec, apo qingj, i pjekur në hell,
ka brenda mishit të shijshëm, livadhet e lëndinave të mia, 
gërxhet, ku ata kanë kullotur tufat e barit, në pranverë,
si dhe dengjet e kositur, të mos ngordhin dimrit nga uria.
     
Në gjethet e mia të holla, kërmijtë pinë vesën e agimit, 
bletët me dridhërimat e krahëve, këndojnë, të çelin lulet. 
Tek unë kolovitet flladi, që rend nëpër hapësira të prillit, 
ku fluturat, reklamojnë ngjyrat e ylberit, para se të ulet.
 
Prandaj mos më shkel, të bësh udhë mbi fijet e mia,
siç më shkel pa mëshirë dimri i egër me borë e ngricë!  
Se kur thahem unë, shkretohet tërë dheu nga boshësia,
gjallesat vajtojnë bashkë me shirat, derisa të dal sërish...
 
Dëgjova gjer në fund, fjalët fëshfëritëse të barit të blertë,
dhe i thashë, me mirënjohje e me respektin tim për bimët:
Dyzet shpirtra të kisha, o bar, që vegjeton për ne në jetë,    
tridhjetenëntë, do t’i falja ty, të na blerosh të gjitha stinët!... 



I NDERUAR USHTARAKISHT NGA TARGA E MAKINËS

 

Gjatë një periudhe, thuajse tetëvjeçare,

rendja nëpër hapësira, si të isha meteor.

Kapërceja mbi rrota, nëntëdhjetë male,

duke bredhur gjithë rrugët kryq e tërthor.

 

Pata rast të sodis gjithë cepat e Shqipërisë,

dhe e njëjta gjë më ndodhte çuditërisht,

ndonëse isha thjesht një copë pensionist,

policët kudo, më nderonin ushtarakisht.

 

Sepse dhëndri im, tepër modest si kuadër,

në zyrat e njërit nga dikasteret kryesor,

kishte një targë shtetërore, të spikatur,

për të gjithë rrjetin e qarkullimit rrugor.

 

Por ishte njëherësh, shoferi im personal,

me një xhup meshini dhe mjekër të lehtë.

Unë me kostum të hekurosur, terital,

dukesha përpara, si autoritet i vërtetë.

 

“Shoferi im” kish pasaportë ndërkombëtare,
mirëpo kur doganierët shihnin portretit tim,
-Kush është diplomati, s’merret vesh fare?...
pyesnin, duke na ngatërruar ne të dy në vështrim.

 

Mbesës së vogël, ulur pas shpinës sime, një ditë,
sytë te kontrolli blu në çdo postbllok, i mbetën.
-Pse të nderojnë të gjithë policët ty, o gjysh?...
-Më nderojnë, moj shpirt, se kam vrarë kuçedrën!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1