Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | PERTEJ

PERTEJ

Font size: Decrease font Enlarge font
image BEDRI ALIMEHMETI

PERTEJ

Përtej
Cdo largësie e ndjej
Aromën e kurmit tënd, deri në dej 
Tek depërton e më mbështjell gjithandej
Aq sa fjalë s'gjej
të ta rrëfej!
Përtej
Gjithckaje që mund të më mbërthej
Mes errësirës rrugën do ta gjej
Po s'munda do të të thërras hej, hej!:
Klithma ime oshëtimë nëpër qiej
Jam unë, nuk mundem, shpërthej.
Përtej
Cdo padurimi s'të gënjej
Zemrës s'mundem t'i vë frej
Peshën e mallit dot se ngrej
Përtej...Përtej...

Bar Caffetteria "Il Siciliano"
Romë qershor 2018
-------

EHHH.....

Nuk gaboj e them me siguri
Duhet ta mbash mend edhe ti
Atë ditë me shi 
Kur lam një orë mësimi 
Nën strehën e MAPO-s, përbri
Se si u gjendëm nuk e di!
Të kërkoja unë, por më gjete ti?
Pranë s'kishim njeri 
Shiu s'reshte binte gjithnji
Ndodheshim aq pranë e për cudi
S'këmbenim fjalë jo, jo asnji
Dihatnim me vështirësi
Doja, e para të flisje ti
Por ishe betuar t'mos hapje gojë kurrsesi.
Mbi pendëzat e qerpikve dy pika shi 
Smeraldë derdhur nga retë gri
Desha të t'i fshi 
Zgjata dorën por nuk e di
Nëpër faqet prush dy pikëzat shi
Pasi shkanë nji nga nji
Mbi buzët e nxehta t'i thitha n'befasi!

Bar "Baita"
Romë qershor 2018
---------------

TE KERKOJ

Të kërkoj
E kam vendosur s'do pushoj
Nuk do resht do të kërkoj
Edhe pse nuk të shikoj
Madje dhe zërin s'ta dëgjoj
Arom'e parfumit tënd, ku iku, ku shkoj?
Gjithsesi unë vijoj 
Të ngulmoj 
Ende të të kërkoj.
Kurrë nuk dyshoj
Domosdoshmërisht do të takoj
Vërtet paksa do vonoj
Por jam i bindur të siguroj 
Një ditë nuk e diskutoj,
Në krahët e mij do të pushtoj.
Ndaj pafundsisht të kërkoj...

Të kërkoj
Oh c'më mrekulloj!
Nga gëzimi po fluturoj!
Zërin paksa po ta dëgjoj
Vjen lehtas sic rrjedh uji kristal i një kroj.
Ja dhe drit'e syve të tu vezulloj
Diell që më verboj.
Po trupin tënd me kë ta krahasoj?
Gjysmë hënë e kafshuar në mos gaboj
Që perëndia nga shkum'e valëve e krijoj?
Apo sërish do të më duhet të kërkoj
Të kërkoj.

Bar Caffè "Balduina"
Romë qershor 2018

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 11/06/2018 11:45:04
avatar
Faleminderit POETE si ROB,vij mes Jush

Gjysh tej oqeanit,"trinitrine"ju kam,
Faleminderit POETE,si rob vij mes jush:
Vullnet Mato,Luan Cipi me dy vlonjate,
Sa Petrit Melushi,te"Livadhi Dashurse".
S'di ke te lexoj me pare,une 82 vjecar
Me le pa gjume PENA VLONJATE-Vilhelme,
Vjersherime,sa tema te ndyshme shtudimi
Nga Tirana Viron Kona,Murat Geca,shok.
Celik Petriti,ime mbese Ledia n' NjyJork
Sa Mihal Jano me krijues emigrante aty,
Ne gare jane si dikur te paret tane,
Shoqata,klube;"Gjurme Noliane" pasuar.
Xhevahir Spahiu,mes tyre belbezon,
Nipces tim "doktoraturen i uron,
Mbeses"dietologe"dipllomuar ne London,
Tegjithe me bete t'iqepem VJERSHERISE.
Sejdi Berisha e Pr.Ziko te"fjala e lire"
Sa Zeqir Lusha tek "Zemra Shqiptare",
Selfo Mersini,djali Dangellise Naimjane,
"DAJA"S.Zeneli e,N. Alibeka ne Athine.
Nuk kane fund komentet pershendetese,
Njeripastjetrit,permes mediave derguar,
Bllokuar kerkesat ne Fejzbuk jane,
Krye tyre nga Eskishehiri,Monda mbese.
Faleminderit uron gjyshi,e me ta feston
Mes Torontos,mendia n'Tirane i qendron,
Tere kenaqesi 82vjetorin,mes tyre feston
Tej oqeanit,si ne Prizren ket' 10Qershor
Ne 550 vjetorin e Heroi tone Kombetar,
Mes emigranteve,cerek shekulli me ta,
Rigjallerrohem,ani dhimbie marre
Pershendetie;kudondodhur-bashkeatdetare
Motua jone:
I biem BOTES ane e mbane/
Po nuk e HARROJME VATANE.

Toronto 11-06-2018 Guri Naimit D.(Dh.XH)
Nga Nebi Matia on 11/06/2018 23:04:02
avatar
Historine kujtoj-fqinjet qortoj!

Po plakem dhe une me nje merak,
Historia e atdheut nje jete me gjak,
Pese shekuj shqiperia nen skllaveri,
Pushtuar,Turqia,atehere superfuqi.
Pos te tjerave,kur na pushtoi,
Shqiperise fene,sunoj tia tjatersoje,
Shekuj qindera koke shqiptare u prene,
Shqiptarizmin s'arriten,ta tjatersojne.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,
Sa ne Nedor 1912-te u shpall pavaresia,
Per cudi,komshijte greke alarmuar
Kur shqiperia Pavaresine fituar.
Lufta e pare me 1913-te nisi
Greket kerkonin deri tej Shkumbinit,
Koka u prene,ne lumej mbytej njerzia
Deri nxiste te vriste vellai vellane.
Grate shtatzana e femijet lebetisnin
Fshatra mbare,PermetGjirokaster, digjeshi,Na Kelcyra,tek zona e vakefeve,
Kulmi,n'Panarit t'Korces,376 te vrare.
Po keshtu ne Tepelene,Sarande e Cameri
Pushtuesit Greke,mbollen lemerin,
Dihet rezisteca,deri sakrifica bere
Te gjalla,deri ne gremina grate rrene.
Masakrat greke nje jete nuk i harrojme,
Guditemi,Voreza kerkon sot shteti grek,
Te nderoje,ai pushtues,ne trojet tona,
Ne,Mijera nena,baballare,vellezer,vrare.
Sot na dalin si clirimtaret tane,
Kur dhe"ligjin e lufte"ne xhep e mbajne
Popujt e dime,jane te pafajshem
Politikane greke,synime teritori,kane.
Harrojne,sot Europa e bota mbare,
Unitet, mesh shteteve kerkojne,
Mbi te gjitha;te kujtojne Historine,
Kurre s'ia kane dale me shqiperine...
Te mos harrojne emigrante e pas 90tes
Jane faktor qe ndikojne mirkuptimin,
Mbi ligje nderkombatare ata mbeshtetur,
Jo padrejtesive,imponuar ne shekuj.
Qeveria aktuale te mbedhi mente...
Mos kujtoje,se do e kaloje kete here.
Historia Vonon po kurre s'menon
Kete ta ket'parsysh,komshiu yne jugor.

Tirane 17-04-2018 Nebi Matia-Skluptor.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1