Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NJË DITË E BEKUAR

NJË DITË E BEKUAR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

NJË DITË E BEKUAR

Nga Luan Çipi

 

Dita sot ishte e bekuar

Me Zakon, ndërruam dy fjalë,

Çaste që s’ duhen harruar:

I veçantë, ka qenë ky djalë.

 

Nga Karabashi, në krye,

Zeqir Xheloja, i thonë.

Kashtekumtrit ka shumë yje,

Ai, si diell ndriçon!

 

Bashkë jetuam, qysh fëmijë, 

Në një shkollë, nga klas’e parë

Në Tiranë, për mësim e dijë,

N’Teknikumin Financiar.

 

Dhe kur u kthyem në Vlorë,

Nuk u ndamë, po ngelëm shok,

Krah për krahë e dorë për dorë,

Hallkë zinxhiri, lidhur tok.

 

Sërish pranë, në Kombinat,

Kur ata hynë në Anale,

Me Nexhatin e Çeprat:

Nam, në “prerjet racionale”.

 

Matematik’ e aplikuar,

Në ekonominë e çmuar

As ish parë, as ish dëgjuar,

E zbatuan djemt’ e zgjuar!

 

E çfarë të të them më parë,

“Festajmi”,  na e nxori mall!

Dhe pse mija milje ndarë:

Sikur jemi ballë për ballë!

 

Ti aq larg në Amerikë,

Dukesh, se je prapa portës,

Provo të klikosh një çikë,

Rreth vërdallë i bie botës!

 

Tiranë, më 06.05.2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 11/06/2018 12:28:41
avatar
Pena YTE"Trinitrine"-Luani YNE!

Ah keto "Ditet e bekuara"
Tej oqeanit me gjejne mua,
Tetedhjet e dy vite Sot festuar,
"Trinitrine"PENA YTE-Luani yne.
Me bere te jetoj ne vite "binjake"
N'Karabash Ju,n'Zavalan te Dangellis,
Une,
Rruget e mergimit mare,i detyruar,
Sa do te doja;PENES suaj ti ngjaja.
T'u kendoja shokeve t'mij bashkmoshatar
Rruget e kurbetit dhe ata marre,
"Deshem te vinim vetulla-na nxoren syte
"Pseudot"e te shumepritures-PLURALIZEM
Faleminderi"qendrestareve"atdhetare;
Amanetin e te pareve,ata mbajne:
Ku te duket balta m'e embel se mjalta;
"Buke e Hi e ne shtepi-KE KATNDI"BIR".
Kohe te reja ardhe,pa zgjithje per ne
Tere te mirat i kemi vec-KEQ-QEVERISIE
Shume zhurme,politikanet bejne ne vite,
Mjere populli yne,si duron keto dhimbie
...Ti mire e ke, i miri atdhetar POET,
Me penen TENDE MIGJENIANE na therret:
"Bjerini botes ane e mbane/
Po, mos e harroni VATANE...
Ndaj them:
Sa do te doja-PENES Luanit ti ngjaja.

Toronto 11-06-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1