Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | UNË DHE TAGORE

UNË DHE TAGORE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatbardha Xhani Myslimaj

UNË DHE TAGORE

Prej shekujsh nisur për tek unë
nën hije pemësh vallëzuan
ëndrrat më të nurshme të rinisjes
gazmore,
çdo çast nga e para...

Por... ti nuk kishe si ta dije:
Tagore...!!

Tani është vonë...
Kush të tha që jam zgjuar e të pres
mes mijëra zgjimesh të një bote që s'e njoh
më ngjall pasi me vdes
më sheh e unë vete nuk e shoh...

Është vonë!
Nata, është e gjatë
rruga e lumturisë kaq e shkurtër
Drita e kujtimit kaq jetësore...

Është vonë tani
me hapa të ngadaltë nuk vihet tek unë
pse s'me zure fort
për dore...

Është vonë 
është vone për "Ne", 
Tagore:

("dhe dije, se ç'fllad fërfëllon në korije
kur hije e drurëve bie;
s'janë hije
por fije ëndrrash fantazie...")

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1