Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | MBI QIEJT E EUROPES

MBI QIEJT E EUROPES

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nexhi Baushi

MBI QIEJT E EUROPES
Mbi qiejt e Europës së marrë,
Mbi shtëllungat e reve të bardhë,
Udhëtoj,
Nuk është fluturimi i parë.

Jam larg nga dheu ku rrënjët kam,
Vetmia e diellit si kalorës vrapon,
Sytë hedh poshtë,
Jashtë dielli është i ngrohtë,
Brenda kërcu i ftohtë.

Sa shpejt më mori malli,
Të dashurit nuk mund t’i shoh, 
As nuk mundem t’u flas,
As t’i përshëndes,
Aq me pak t’i përqafoi,
Ndihem bosh,
Pa frymëmarrje,
Dy pika lot, 
Më rrodhën sot.

Poshtë janë vënë në garë,
Male të lartë me bore,
Zili e kam tokën, kur puthet me vale,
Detin e kam zili, kur tokën ledhaton,
Ç’të jetë vallë kjo,
Mos ndoshta deti, tokën dashuron?
Sa shumë me mungon.
…………………………………………….
Qindra metra mbi dhe, 
Ndihem jetim pa atdhe.

NB. 2 Qershor 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1