Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SARANDA E FËMIJËRISË

SARANDA E FËMIJËRISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Agim Mato

 

 

 

 

 

SARANDA E FËMIJËRISË

 

Saranda, si një hënë e prerë 

është ngulur në tokë.

Në bregun e hënës —

shkumba e valëve

dhe stërkalat e dritës bien si lotë.

 

Mes mullagave m’iku fëmijëria, 

rrugëve të hënës, barrakave.

Sa të trishta ishin ato vite,

këmbëzbathurat vite, pas sanalleve dhe dallgëve!

 

Më ndodhte, bomba të kuqe të zija me duar

së bashku me lulet e kuqe. 

 

O tufë e çuditshme, e bashkuar 

me bomba, zambakë, burbuqe!

 

Unë me lotë e përcolla dhe një shok 

sepse tufa, duke i marrë erë magji i bëri,

tufa e kuqe bërtiti kaq fort 

sa deti kundruall u drodh i tëri.

 

1969

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1