Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Nata e ironisë

Nata e ironisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nata e ironisë

Nga Fatmir Terziu

 

Nata e ironisë më të thukët ka zbritur!

Stuhia përdridhet në skutën ku nëna e re zbret nga maunja 

         foshnja e sapolindur thith ajrin e panjohur.

Era e përzier e mishrave të pjekur

lëpin thonjtë e ujqërve me kollare. Ti

lozonjare e pakohës më të ironizuar

qëndron në dritare

pret,

pret,

pret,

dhe shkumëbardhë nga larg përcjell ironinë

nën kala lotësh të bëra lëmsh

habiten themelet. 

Të gjithë qenkan nga një stinë!

Ironia kullon nga tempujt e mykur

Bolero luajnë gostirat e evropianizuara:

na fusin,

s’na fusin,

na (e) fusin??

S’na (e) fusin?!

E ironia kapërcen humorin e Cen Bizës

gëlltit natën e vetë ironisë.

Kush ka mbetur pa u ulur në këtë sofër

të ironisë më të tmershme shekullore?

 

Ne e gatuajmë ende qoftëlargun...

 

Nga Fatmir Terziu

 

Të “Tjerët” pas perdes së hekurt na thanë kujdes,

ne hokatarë të përhumbur mes bukës së ditës nuk ua vumë vesh.

Vazhduam të gëlltisnim çorbën e përzier me garuzhden e saj 

duke hapur e mbyllur kapakë të trashë nga koka tek këmbët 

anës një hapësire të gozhduar me kunja çeliku të dhëmbët.

Na mblodhën pastaj nëpër sheshe, mitingje, plenume, kongrese, një mërzierje e vjetër,

të shanim njeriun, për fajin e panjohur,

dhe ne gatuanim e përzienim një çorbë tjetër,

me duart e ngrira, mendje të ftohur.

Shkulnim qiej e yje duke ulërritur,

a thua brenda nesh kishim një hije,

që si një sëmundje ngjitëse na kishte cfilitur?

E ndamë kafshatën, ‘bukë e zemër e kripë’ e kthyem në jetike

arnën e shkulnim dhe ia ngjisnim barkut 

duart në ritme të hatashme simetrike,

i bënin uratën qoftëlargut...

... qoftëlargun e gatuam të gjithë ngapak 

madje i bëmë edhe buste me mish e me gjak.

Ndaj kjo na mbiu gati tru-brinjë

pakuptuar vazhdoi të na binte hakut,

kur menduam se ishim të lirë,

mes nesh kishim sozinë e qoftëlargut.

Comments (3 posted):

Agim Sulejman Fazlli on 08/06/2018 07:39:00
avatar
Kur menduam se ishim te lire, mes nesh kishim sozine e qoftelargut! Te pashprese.......?

Agim Sulejman Fazlli
Thani Naqo on 08/06/2018 07:39:42
avatar
Më mirë se këshjtu, poetikisht dua të them, Fatmir, nuk ka si të rishkruhet një temë e tillë, që i ka të gjitha brenda historinë, trishtimin, revoltën, ekonominë, të ardhmen dhe filozofinë. Edhe në këto vargje dallova leksikun e pasur, që ty nuk të mungon, mbase nga që ke lindur e je rritur në këtë anë të ujrave të Shkumbinit...Të përshendes nga larg!
Thani Naqo
Selman Hasa on 08/06/2018 08:26:22
avatar
Nata e ironisë, një poezi që nuk gjen fjalët e duhura për ta komentuar. Jashtzakonisht e bukur dhe shigjetuese!
Selman Hasa
Profesor

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1