Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NJËTRAJTSHMËRI

NJËTRAJTSHMËRI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Thani Naqo

NJËTRAJTSHMËRI

Iku e kjo mbrëmje. Afron çast'i gjumit,
Dielli nën ujë është fikur qëkur.
Gishtat prekim, siç prekin humbësit,
Dashurinë pa moshë, filluar dikur.

Iku e kjo mbrëmje. S'la vegim të largët,
E nesërmja sjell të ngjashmen e saj.
Sërish do prekemi, siç preken plagët,
E dielli do shuhet diku tej, në skaj.

Iku e kjo mbrëmje. Siç firon çdo mbrëmje,
Pllaquritja e dallgëve më gjen në shtrat.
Në gjumin e shurdhët shëtis me ëndje,
Herë i ndrojtur, herë djalosh i prapë…

2009


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1