Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | KUR JETA MBUSHET ME PROZË

KUR JETA MBUSHET ME PROZË

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

KUR JETA MBUSHET ME PROZË

 

QAZIM SHEHU

Kur jeta mbushet me prozë

Si të ishin zbrazur oxhakët me blozë,

Kur sterrohet dhe mjerohet dëshira

Për të gjetur ca vargje të lira

Që të shkojnë në një qejf të tyren

Aty ku përmallshëm sheh pasqyrën

E shpirtit të dashuruar lirisht,

Pikërisht, kur jeta  ngërthehet me prozë,

Gjëmojnë kronikat rozë,

Nëpër faqe gazetash  shkundullojnë

Dhe nëpër forma të bukura trishtojnë,

Flasin për sa mëkate dhe ndarje

Si kuriozitete pa sharje,

Ndërsa një i papunë shkoi në varje,

Ndërsa jeta shkruhet në prozë,

Pa mundur ta ngushëllojnë kronikat rozë

Që zbrujnë për ca çaste muzgujt porozë…

 

 

JETOJ NË NJË DHOMË KUBIKE…

…jetoj në një dhomë kubike

Si bilbili i Mjedës në një kafaz,

I ndiej nga larg rrymëzat nazike

Të buzëqeshjes sate që më ngas.

Jetoj në një dhomë kubike

Ku qenësohet dhe hungërin një mendim për ty,

Dhe s`kam dëshirë ta zgjeroj këtë dhomë,

As t`i çaj muret ,as tavanin të shtyj,

Ajo më mjafton në kruspullimën time

Dhe më duket se aty hapësira ndryj.

Në ardhtë të më sjellë dikush ndonjë lajm

Ndonjë refleks të ikjes sate që u shua

Në hapësira të mëdha,

Këtë dhomë kam dëshirë ta ngushtoj se

Kaq sa është ,mua më shumë se ç`duhet

S`më mba…

 

 E BUKURA

Ciklon i bukurisë nuk shihet

Shihet më mirë ciklon i një dallge,

Bukuria fshehurazi krihet,

Në të vetat imazhe.

Është shtuar etja e hajnisë

Para formave të saj të panumërta

E bukura vjen  për përdëllim të pleqërisë,

Ndërsa një indiferenti i fal të puthura;

Më ngjan është qorruar krejt pa arsye

Si një feksje e budallepsur  nëpër yje

Që shkon e ndizet ku nuk ka zjarr

E më trishton,

Me shfaqjen e saj të rrallë,

Si një  zane që në njëqind vjet

Këtij i bie rruga rrallë…

BRYMA…

Bar i veshur me brymë u bë koka ime,

Thinjat lajmërojnë një afërstinë me cingërime,

Vjeshtë e burrit josh e largon teprime.

Një tufë fijesh biondë  mbetën  nga rinia

Si një tufë zogjsh  falur  nga stuhia…

GJIGANDI I FJETUR

Krahët e rrugëve të një qyteti,

U ngjajnë krahëve të një gjigandi të fjetur.

Ato rrijnë gjithnjë në një drejtim,

Makinat si miza të blerta,

Nëpër to venë e vijnë.

Dhe gjithnjë  me një timbër metalik,

Vrapojnë  me bori, të njëjtën muzikë,

Ato e dinë:gjigandi s`ka për t`u zgjuar,

Ta heqë këtë bezdi të mallkuar,

Këtë pickim të tymtë apokaliptik,

Sepse ky gjigand kështu është ndërtuar,

Të gjithë ta ndjejnë të fjetur,

Dhe i fjetur t`i përtypë çdo ditë….

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1