Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | KLITHMA ÇAMËRIE

KLITHMA ÇAMËRIE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mihal Gjergji

KLITHMA ÇAMËRIE

Po, ç’amësi, kanë këto troje?
Më pyet qyqja, që bën roje
I them, pas eshtrave kërkoje 

Ndalo një foshnjë, edhe dëgjoje

Pyet një nënë, që pret të birin
Një njomëzak, që kërkon gjirin
Një vatër, që ka mbledhur hirin
Një pishë që qan, pyet ullirin…!

Andartë xhahilë, themel-vithisur
Nënat me ç'djaj u kanë bitisur?
Me ç’kryq katran u kanë vaftisur?
Ç’temjan në gji u ka shastisur?

Ju keni bukën tonë ndër dhëmbë
Stërnipër, pleksur gjak e rrënjë 
Ju shkelni dheun tonë nën këmbë
Ç’mallkim e pruri këtë gjëmë?

U lodh poeti, ku s'ka shkuar!
Mes lotëve vargjet i ka shkruar 
Po, ç’kupë altari mban në duar?
Me ç'dhimbje-dhimbjen ka kënduar?

Bogaz e Koskë e brigje kumi
Rënkime shpirtrash, që mbyt lumi 
Një kal, që pret e s’e zë plumbi
Një kallogre, që s’e merr gjumi

E ndjej, po vjen një valle çame
Po dridhet dheu asaj ane
E di, më kot nuk derdhet loti
Ndaj vete haka tek i zoti!


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1