Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | EMFAZË

EMFAZË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EMFAZË

Nga Fatmir Terziu

 

Në harkun e kohës tënde 

shtrova erërat që ikën për t’i nxënë 

dallëndyshet e posakthyera. 

Juga e shekujve u skuq

e syri dromcoi një mol.

Orët u krehën mes vetes 

e koha u bë gjethe që palohej

në livadhin ku Bota fliste emfazë

me dehjen.  

 

POEZIA

Nga Fatmir Terziu

 

Gulfat me vetminë…

këndon në zbrazëti.

 

Lind dhe vdes kurdoherë

dhe kudo:

mbjell natën dhe ditën në panjohje.

Kur perëndon hostenin e mban lart

kur lind ledhaton me fjalë.

 

Nuk është në fakt as vetmi,

as ndonjë gjë e radhë.

 

Është një me të vërtetën,

vetveten e sakrifikon për jetën. 

 

DASHURIA

Nga Fatmir Terziu

 

Emrin e mban nën kapakë të zverdhur,

fotografia e vetme e nënshkruar me shenjat e gishtave,

trazon shekullin e vjetër të lodhur.

Vetveten tek ty e pata gjetur,

ngjyrimesh të zjarrta fjalorësh.

Kitarë që mallon e dehur,

mbi tela të harlisur nga kënga,

hyn si një damar i fryrë,

kërkon mes nesh e paqtë nga brenda

një titull të mirë:

për dashurinë që buron nga zemra. 

 

ZJARR

Nga Fatmir Terziu

 

Kur s’kisha mall

kisha zjarr

më ndizej flakë…

 

Kur më dogji malli

loti i valtë u hodh mbi zjarr.

 

A do të ketë djegje intime

edhe në retinën tënde

dredhëza ime. 

 

HIPOKRIZI

Nga Fatmir Terziu

 

Fjalori yt 

nuk e kupton urtinë e fjalës,

as ninullën e buzëve të përthara nga etja.

Çakalla lazdrajkë 

ende bluan vetëm ofshamë.

Në fjalorin e saj zhurmëmadh,

nuk ka mbetur ndonjë germë e gjallë

të prodhojë rrënjë…,

                       … mbi realitetin e fjalës!

 

PRAGMATIZËM

Nga Fatmir Terziu

 

Ndër dhëmbë bluhet vera jonë e përcëlluar,

karavani i orëve 

përvjedh djersën e verës.

Në pakohë fotografohen kujtimet,

ëndërrat endin qilima të zjarrtë

brofin në gjumin e parë

si turistë me fat. 

Kur fjala bën xhirron e fundit 

në ato treva me zemër në sofër

nëpër zgor 

lumenjtë nënshkruajnë kontratë të gjatë

me dallgët që oshëtijnë në korr,

prej dertit

ashti pozon nudo me maskën e pështjellë

mes tokës dhe detit. 

 

VETMIA 

Nga Fatmir Terziu

 

Mbetën tashmë të vetme, 

                         buzët mes vetmisë,

lojë intrige me fjalën, kur zemra u dogj në harpë,

edhe hana edhe ylli troshën nga një copë,

për t’u ripaguar fatura e heshtur e kësaj natyre,

rrita e Anamoravës i ndjek kohë e pakohë,

pëlcet vdekjet e gjalla të syve.

Vdekja si e tillë mbi buzë të vetmisë

mbeti shkrumb e arra u bë djerë,

nuk u dashkan vetëm lutjet e Perëndisë,

mbi buzë vetmie të ketë vlerë. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1