Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ALTERNATIVAT

ALTERNATIVAT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

ALTERNATIVAT

(këshilla të një plaku)

Nga Luan Çipi

 

 

 

Për të kryer punë të mira,

Për të mbërritur në sukses

Ndiqen shumë alternativa,

Duhen zgjedhur me kujdes.

 

Me mund fëmijët i rritëm.

Dhe pse rendim pas së resë,

E ndoqëm me zell traditën:

Qumësht gjiri, çdo mëngjes;

 

Programoni për familje,

Menynë më të mirë javore,

Shumë fruta e plotë perime,

Pak përmbajtje yndyrore!

 

Ushqimi: polivalent,

Vitaminoz e proteinik,

Ujë, me bollëk të ketë,

Lëvizje e gjimnastikë;

 

Sa më pak kripë e sheqer,

Bukën, mishin me karar.

Sofrës, që t’i bëhet nder,

Vaktet, t’i hash në orar!

 

Që në moshë parashkollore

Shfaqen prirjet dhe dhuntitë,

Për t’i shtuar dorë pas dore,

Përsëriti, natë e ditë!

 

Nis mësohet karateja,

Noti, shahu dhe futbolli,

Diturinë e grishim: eja!

Gjithkush vjel atë që mbolli.

 

Një talent e njëqind punë

Të arrish në perfeksion,

Variantet të rrjedhin lumë,

Ai që këmbëngul, fiton!

 

Asgjë nuk pritet nga qielli 

Me duart ngritur flamur,

Pa zjarr e pa u dredhur helli,

Mishi, vetë nuk piqet kurrë!

 

Ajo që s’ke, çka të mungon,

Nuk të vjen falas nga deti,

Mundi e djersa e siguron,

As nga fqinji, as nga shteti!

 

Tiranë, më 15.05.2018

Comments (2 posted):

Guri Naimit D. on 15/05/2018 18:15:31
avatar
Luan Cipi si gjinje njerzor
Keshilla njerzore na sjell,
Te prifte e mira i miri Vlores
Gjthnje keshillat tuaja s'na i ndan.
Keshillat e tua"TRINITRINE".
Na e freskojne ne mendimne,
Te prifte kjo vere mes VORES,
I pac me jet miqte e shoket e Tiranes

Guri Naimit D
Luan Çipi on 16/05/2018 06:17:34
avatar
Të falënderoj Dhimitri i dashur! Je gjithnjë i kujdessshëm dhe i gatshëm për komente me vlerë!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1